Hekurudha Tiranë - Rinas - Durrës nis vitin e ardhshëm

2016-12-08 09:17:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërtimi i një linje hekurudhore që lidh Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë me aeroportin e Rinasit dhe qytetin bregdetar të Durrësit do të fillojë vitin e ardhshëm, tha të mërkurën ministri shqiptar i Transportit dhe i Infrastrukturës Sokol Dervishaj.

Kostoja e projektit hekurudhor arrin në 11 milionë euro (11.84 milion dollarë, tha ministri para komisionit parlamentar të ekonomisë, ku ai paraqiti buxhetin e vitit 2017 për dikasterin që drejton.

Ministria e transportit, në bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ka nisur procedurat për këtë projekt, i cili është më i madhi në rajon, tha Dervishaj.

"Politika jonë e transportit është e përqendruar në përshpejtimin përpjekjet për të zbatuar reformën e sektorit hekurudhor," tha ai. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore