Franca mund Gjermaninë dhe hyn në finalen e Euro 2016

2016-07-08 09:39:47 CRI Komenti juaj Printoni

Bulevardi i famshëm parizian "Champs Elysees" u mbush me tifozë që festuan fitoren e ekipit francez të futbollit ndaj atij gjerman, me rezultatin 2-0.

Ndërsa në qytetin port të Marsejës sportdashësit francezë kënduan në ndriçimin e fishekzjarrëve të shumtë, me rastin e fitores.

"Fantastike! Kemi arritur në finale. Falenderoj Les Bleus, Antoine Griezamann, ju falenderoj të gjithëve !"

Futbollisti francez Antoine Griezmann shënoi 2 gola duke shuan shpresat e gjermanëve për fitore. Kjo është fitorja e parë e Francës ndaj rivalit gjerman pas 58 vjetëve. Tashmë në finalen e kampionatit Europian të Futbollit 2016, të dielën do të ndeshet Franca me Portugalinë. Kjo është finalja e parë për Francën gjatë 10 vjetëve dhe fitorja e parë e madhe që nga EURO 2000. (Fang Xiaoyu/ Eda Merepeza)


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore