Portugalia në finale pas fitores 2-0 ndaj Uellsit

2016-07-07 09:29:18 CRI Komenti juaj Printoni

Portugalia mundi Uellsin duke mbërritur e para në finalen e madhe të Euro 2016.

Luzitanët regjistruan fitoren e parë brenda 90 minutave duke mundur Uellsin në rezultatin 2-0 dhe duke arritur aty ku dështuan në shtëpi në vitin 2004.

Në Lyon të gjithë u fokusuan tek gjigantët e Real Madrid-it Gareth Bale dhe Cristano Ronaldo, i cili triumfoi.

Humbja ishte shkatërruese për Uellsin, që luante për herë të parë në 58 vjet.

Portugalia do të përballet në finale ose me Francën ose me Gjermaninë. (Albana)


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore