"Euro 2016", Franca shkatërron Islandën 5-2

2016-07-04 09:46:53 CRI Komenti juaj Printoni

Ëndrra e Islandës në "Euro 2016" është ndërprerë pas humbjes së thellë me ekipin francez 5-2 në "Stade de France" në Saint Dennis të Parisit.

Rezultati i pjesës së parë ka qenë befasues, pasi vendësit e mbyllën atë me një epërsi 4 me 0. Dy prej golave u shënuan pikërisht në minutat e fundit të kësaj pjese. Në pjesën e dytë ishullorët u munduan të reagonin, por përpjekjet e tyre ishin të pamjaftueshme për të përmbysur rezultatin e thellë.

Humbja i ka dhënë fund rrugëtimit të jashtëzakonshëm të ekipit të vendit të vogël me një popullsi prej 330 000 banorësh, që jo vetëm u kualifikua në fazën e grupeve duke mposhtur Austrinë, por edhe eliminoi Anglinë në një të tetat, duke sjellë befasinë më të madhe në "Euro 2016".

Franca do të përballet në gjysmëfinale me kampionët e botës, Gjermaninë, në Marsejë të enjten.

Mrekulli
Lajmet Kryesore