Islanda lë pa mend Euro 2016 duke mundur Anglinë

2016-06-28 09:35:50 CRI Komenti juaj Printoni

Islanda jep një prej goditjeve më të mëdha në historinë e Kampionatit Europian duke mposhtur me rezultatin 2-1 Anglinë.

Vendi më i vogël në turne ka pasur një ecuri të habitshme duke mundur një vend të madh dhe me histori në futboll. Ndërsa Anglia shënoi humbjen e saj më të turpshme.

Anglia kaloi në avantazh në minutën e katërt me anë të një penalltie të shënuar nga Wayne Rooney, por Islanda barazoi brenda një minute me anë të Ragnar Sigurdsson.

Ndërsa në minutën e 18-të shënoi Kolbeinn Sigthorsson duke sjellë fitoren për Islandën.

Tani Islanda do të përballet me Francën në Paris të dielën për një vend në gjysmëfinalet e turneut. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore