Qeveria shqiptare 1 milion euro shpërblim për Kombëtaren

2016-06-21 08:59:35 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria shqiptare vendosi të shpërblejë me 1 milion euro ekipin kombëtar për suksesin e arritur në pjesëmarrjen e parë në një kampionat europian futbolli. Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen menjëherë pas fitores së parë dhe historike të kombëtares së Shqipërisë, në ndeshjen e së dielës me Rumaninë.

Fondi prej 1 milion eurosh është shtuar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me qëllim shpërblimin e ekipit kombëtar të futbollit.Më herët kryeministri Rama i premtoi të gjithë lojtarëve të kombëtares edhe pajisjen me pasaporta diplomatike. (Top Channel)

Mrekulli
Lajmet Kryesore