Euro 2016, Shqipëri-Francë 0-2

2016-06-16 08:58:35 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria u mund 0-2 nga Franca në përballen e së mërkurës në stadiumin "Vellodrome" të Marsejës, për sfidën e dytë të grupit A. Ekipi shqiptar zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke befasuar dhe duke mbajtur në barazim pa gola për rreth 89 minuta, por Antoine Griezmann shënoi golin e avantazhit për Francën.

Ndërsa Payet shënoi golin e dytë në minutën e 96-të, duke vulosur rezultatin 2-0 për Francën. Në stadiumin 66 mijë vendesh ndodheshin mbi 10 mijë tifozë shqiptarë, që përkrahen Kombëtaren.

Mrekulli
Lajmet Kryesore