Euro 2016, Sonte në Marsejë Shqipëri-Francë

2016-06-15 10:00:49 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesja e Shqipërisë ndodhet para një prove vendimtare për vazhdimin e Kampionatit Europian të Futbollit. Ajo e humbi ndeshjen e parë me Zvicrën por mundësitë për fitore mbeten. Në ndeshjen e së mërkurës me Francën kuqezinjtë do ta kenë të vështirë, por gjithësesi pritet një ndeshje interesante. Kombëtarja shqiptare është nisur ndërkohë për në Marsejë, ku me francezët do të ketë sfidën e dytë në Euro 2016. Ndeshja zhvillohet në orën 21:00 (sipas orës vendore) në 'Stade Velodrome", të Marsjejës.

Në formacion nuk do të jetë kapiteni Lorik Cana, për shkak të përjashtimit në ndeshjen kundër Zvicrës. Edhe gjatë kësaj ndeshjeje pritet të ketë një prani të madhe të tifozëve shqiptarë. Ndërkohë "Deutsche Welle" në një raport të saj thekson se në "Euro 2016" 31 futbollistë janë me origjinë shqiptare.

[foto nga ATSH]

Mrekulli
Lajmet Kryesore