Hartat historike tregojnë sovranitetin e Kinës mbi Detin e Kinës Jugore

2016-06-15 09:41:39 CRI Komenti juaj Printoni

E para: "Harta e plotë gjeografike e bashkimit të sovranitetit të Dinastisë Qing" është një hartë e përgjithshme kombëtare të Dinastisë Qing (1636-1911). Versioni origjinal është bërë nga Huang Qianren në vitin e 32-të të perandorit Qianlong (1767). Më pas, është riprintuar me përmbajtje shtesë. Pjesa blu në këtë pikturë do të thotë tokë dhe vende bosh, ndërsa pjesa jeshile do të thotë ujëra. Në këtë hartë, "Wanli Changsha","Wanli Shitang" janë emrat e ishujve në Detin e Kinës Jugore pas dinastisë Song të Kinës(960-1279).




E dyta: Në muajin prill të vitit 1935 (Viti i 24-të i Republikës së Kinës), Komiteti Kombëtar i Shqyrtimit të Hartës Detare e Tokësore ka publikuar në numrin e 2-të të revistës "Hartën e ishujve në Detin e Kinës Jugore". Në këtë hartë, pika më jugore ndodhet afro në 4 gradë latitudë veriore, çka ka krijuar bazë për caktimin e vijave të ndërprera të përkohshme në Detin e Kinës Jugore.



E treta: në tetor të vitit 1947 (Viti i 36-të i Republikës së Kinës), qeveria KMT ka plotësuar 11 vijat e ndërprera të përkohshme. Në vitin 1948, Harta e ishujve në Detin e Kinës Jugore u publikua zyrtarisht dhe këto 11 vijat e ndërprera të përkohshme tani janë bërë prova e rëndësishme historike dhe ligjore të Kinës për ruajtjen e interesat në Detin e Kinës Jugore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore