| 2016-06-03 20:00:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Muzetë 'Louvre' dhe 'Orsay' në Paris janë detyruar të mbyllen dhe t'i magazinojnë veprat e artit në bodrumet e nëndheshme si pasojë e fryrjes së vazhdueshme e lumit Sena. Nga përmbytjet e shkaktuara deri tani kanë humbur jetën të paktën dy veta.
Përmbytjet i kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet kanë mbyllur shkollat në jug të Parisit.
Në muzetë e Louvre-it dhe ai Orsay-it ndodhet veprat më të çmuara të artit.
Zyrtarët parashikojnë se Sena do të ngrihet në nivelin e 6 metrave, por sërish nën nivelin e rrezikut për banorët dhe bizneset. (Leftion Peristeri)
