2016-05-12 09:51:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri në detyrë i Afganistanit Abdullah Abdullah u shpreh ditët e fundit në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua se nisma e palës kineze "Një brez e një rrugë" do të favorizojë zhvillimin e vendit të tij.
Në prag të vizitës zyrtare në Kinë, lideri afgan vlerësoi rolin e rëndësishëm të Kinës në ruajtjen e stabilitetit e të zhvillimit rajonal si dhe në zgjidhjen e konfliktit në Afganistan. Sipas tij, Afganistani ka qenë një nyjë kyçe në Rrugën e Mëndafshit dhe tani dëshiron të marrë pjesë në ndërtimin e "Një brez një rruge".
Pritet që gjatë vizitës së tij zyrtare në Kinë, Abdullah Abdullah të diskutojë me liderët kinezë për paqen e stabilitetin në Afganistan, bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për çeshtje me interes të përbashkët. (Zhang Yan/Eda Merepeza)