2016-05-12 09:43:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina e konsideron Katarin si një partner të rëndësishëm të nismës "Një brez, një rrugë". Këtë deklaratë e bëri ministri i jashtëm kinez Wang Yi gjatë takimit në Katar me presidentin e këtij vendi Sheikh Al Thani, i pranishëm në Ministerialin e Bashkëpunimit Kinë-Vendet Arabe.
Kreu i diplomacisë kineze Wang tha se lidhja e nismës kineze me atë të Katarit "Vizioni Kombëtar 2030" mund të shënojë një të ardhme të ndritur në bashkëpunimin pragmatik dypalësh.
Nga ana e tij Emiri i Katarit theksoi se vendi i tij mund të luajë një rol aktiv në nismën e Kinës "Një brez, një rrugë".(Eda Merepeza)