Zjarret në Kanada shkatërrojnë një qytet të industrisë së naftës

2016-05-11 11:42:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 火灾---huǒ zāi---zjarr


Për shkak të rënies së temperaturës, zjarret që prej më shumë se një javë kanë përfshirë provincën Alberta të Kanadasë janë dobësuar. Banorët e qytetit Fort McMurray dhe rrethinave të tij e braktisën atë, pas kërcënimit të zjarrit. Qeveria kanadeze premtoi se do të përpiqet vazhdimisht për të ringjallur ekonominë lokale dhe industrinë e naftës.


Në këtë qytet në perëndim të Kanadasë ndodhet 1/3 e rezervës së naftës botërore. Përveç banorëve në këtë qytet banojnë dhe shumë emigrantë e specialistë të huaj. Zjarret që kanë nisur që nga fillimi i muajit detyruan të largohen nga banesat e tyre 88 mijë qytetarë, por fatmirësisht nuk janë shkaktuar viktima në njerëz dhe as të plagosur.

Pas evakuimit të banorëve, punonjësit i ekipit të zjarrfikësve të Albertas vazhduan luftën kundër flakëve. Për shkak se sipërfaqja e përfshirë nga zjarret ishte shumë e madhe zjarrfikësit ndërronin shpesh turnet, për të patur energji në operacionin e shuarjes së vatrave të zjarrit. Mësohet se shumë prej zjarrfikësve kanë punuar deri në 40 orë pa ndërprerje.

Punonjësi i ekipit të zjarrfikësve të Albertas, Chad Morrison thotë se ata shpresojnë të shuajnë zjarret, duke u ndihmuar dhe nga rënia e temperaturave dhe shirat. "Ulja e temperaturës në ditët në vijim do të ndihmojë zjarrfikësit të venë në kontroll pikat e nxehta dhe të mbrojnë qytetin nga zjarret", tha Morrison.

Kryeministri i Kanadasë Trudeau premti se qeveria do të bashkëpunojë me qeverisjen lokale dhe biznesin për të rindërtuar qytetin e shkatërruar. Autoritetet vendore të provincës Alberta vizituan të hënën zonat e dëmtuara, të shoqëruar nga mediat që raportonin nga terreni.


Sipas llogaritjes së kompanive të sigurimeve shoqërore, ato mund të kompensojnë dëmet e shkaktuara në afro 1 biliardë dollarë kanadezë, një shifër më e ulët se 9 biliardë dollarë, sa ishte dëmi i vlerësuar paraprakisht nga bankat.

Specialistët mendojnë se gjatë pranverës në këtë zonë ku mbizotërojnë gjethet e thara, ajri i thatë, era e fortë dhe temperaturat e larta mund të krijohen sërish kushte për zjarre. Në një periudhë afatgjatë në disa qytete kanadeze që i përkasin zonës pyjore ekzistojnë probleme të planifikimit dhe banesat janë afër pyjeve. Kjo ndikon që në raste zjarresh banesat të dëmtohen.

Sipas të dhënave zyrtare, në 25 vitet e kaluara çdo vit në pyjet e Kanadasë janë rregjistruar mbi 8000 zjarre.

Mrekulli
Lajmet Kryesore