Kina kundërshton me forcë patrullimin e luftanije amerikan në Detin Jugor

2016-05-11 09:58:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shprehu kundërshtimin e hapur për patrullimin e luftanijes amerikan pranë shkëmbit Yongshu Jiao të ishujve Nansha të Detit të Kinës Jugore.

Luftanija William P. Lawrence, hyri pa leje në ujërat territoriale të Kinës. Ajo u paralajmërua dhe u shoqërua të dilte nga ujërat territoriale nga një shkatërrues raketash dhe një fragetë. Ministria e Mbrojtjes e Kinës njoftoi gjithashtu se dy avionë luftarakë u dërguan aty për patrullim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, tha se luftanija amerikane kërcënoi sigurinë dhe sovranitetin e vendit si dhe dëmtoi paqen dhe sigurinë në rajon. Ai shtoi se ky rast shkel Konventën e Ligjit të Detit të OKB-së.

"Shtetet e Bashkuara ndërmarrin të ashtuquajtur 'Liri të lundrimit' që para nënshkrimit të Konventës së OKB-së në vitin 1979. Kjo është një sfidë e drejtpërdrejtë ushtarake e rendit të ri detar. Bie në kundërshtim me qëndrimin e shumë vendeve, ndërkohë që vetë Shtetet e Bashkuara e refuzojnë konventën dhe i vendos  interesat e saj mbi të."

Lu nënvizoi se Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt Nansha dhe ujërat përreth. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore