Lancet publikon deklaratë në mbështetje të shkencëtarëve kinezë në luftën kundër koronavirusit

2020-02-19 17:35:38 CRI Komenti juaj Printoni

Një nga revistat më të njohura në botë për shëndetin, "Lancet", publikoi një deklaratë të mërkurën ku mbështet shkencëtarët, profesionistët e shëndetit publik dhe punonjësit e shëndetësisë të Kinës në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit të ri.

Shkencëtarët dhe profesionistët kinezë, veçanërisht kanë "punuar me zell dhe efektivisht për të identifikuar shkakun e sëmundjes që fshihet prapa këtij shpërthimi, ndërmarrë masat e mëdha për të pakësuar ndikimet e tij dhe kanë shpërndarë rezultatet e tyre në mënyrë transparente me komunitetin e shëndetit global. Kjo është përpjekje e frytshme," thuhet në deklaratë.

Deklarata u nënshkrua nga shkencëtarët e shëndetit publik, të cilët kanë ndjekur nga afër këtë epidemi dhe ishte një mesazh i përkrahjes për shkencëtarët kinezë.

"Ne jemi së bashku me kolegët tanë kinezë kundër kërcënimit të këtij virusi të ri," thuhet në këtë deklaratë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore