Romanca muzikore "La La Land" për Shën Valentin në Kinë

2017-02-09 15:20:15 CRI Komenti juaj Printoni

E nominuar 14 herë për çmimin më të lartë kinematografik Oscar, romanca muzikore "La La Land" me regji të 32 vjeçarit amerikan Damien Chazelle, më 14 shkurt, Ditën e të dashuruarve do të "pushtojë" ekranet e kinemave të Kinës. Një film romantik muzikor, që përsa i përket nominimeve për Oscar ka lënë pas dhe filmat rekord për nominime, "Titanik" dhe "All About Eve" ka fituar që në shfaqjet e para të tij 127 çmime në vende të ndryshme të botës. Madje duke thyer dhe rekordin e 7 çmimeve Golden Globes.

Kritika kinematografike perëndimore e ka cilësuar filmin "La La Land" si një ndër realizimet më të mira të vitit 2016 për lirikën e mrekullueshme dhe nostalgjike, skenat tërheqëse por dhe një rikthim në modën e dikurshme të Hollivudit. Madje në kritika filmi i ri krahasohet dhe me jehonën që pati ndër dekada "Singing in the Rain" me Frank Sinatrën , apo filmi "The Sound of Music".

"La La Land" në ekranet IMAX të Kinës më 14 shkurt

Romanca dashurore e një djali dhe e një vajze është në qendër të filmit romantik hollivudian "La La Land" që do të shfaqet në ekranet IMAX anembanë Kinës më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve. Ndonëse kinezët tradicionalisht festojnë në gusht Ditën e të dashuruarve, ata tashmë ndjekin dhe traditën perëndimore të festimit të kësaj dite edhe në 14 shkurt. E ku ka më bukur se çiftet e dashuruara të shtojnë në listen e veprimtarive të kësaj dite dhe filmin romantic "La La Land".

Lajmi për shfaqjen e filmit në Kinë u dha javën e kaluar në Pekin gjatë një konference për shtyp të regjizorit Chazelle dhe aktorit protagonist Ryan Gosling. Ata promovuan filmin në kryeqytetin kinez, duke ndjerë jehonën e afërt të tij tek fansat kinezë.

Në qendër të filmit "La La Land" është një artiste e re, e interpretuar nga Emma Stone, e cila bie në dashuri me një pianist të muzikës jazz, në film Ryan Gosling. Por kur ata arrijnë suksesin ndjenja e tyre sikur nis të venitet.

Lidhur me këtë regjizori Chazelle than ë Pekin se "Filmi paraqet një histori universal dashurie, që mund ta ketë provuar çdo njeri në botë "

Fundi i filmit është i lumtur, pasi vajza aktore bëhet një yll, ndërsa djali muzikant arrin të krijojë klubin e vet të jazzit, duke kthyer kështu ëndrrën e tyre në realitet.

Njerëzit e zakonshëm në këtë film romantic mund të gjejnë historitë e tyre të dashurisë, me ulje-ngritjet e veta, gëzimet apo zhgënjimet që e shoqërojnë këtë ndjenjë kaq sublime. Përballë medias dhe fansave kinezë, regjizori Chazelle tha se pjesërisht subjekti i këtij filmi është frymëzuar nga historia e tij personale e dashurisë.

Madje edhe aktori protagonist, kanadezi Gosling, që u bë I njohur për fansat e kinemasë në vitin 2004 me filmin romantic "The Notebook", u shpreh se kur mori rolin e të riut muzikant gjeti shumë të përbashkëta me veten tek ai.

Ryan Gosling dhe emri i tij kinez Gao Siling (Komandanti Gao)

Për Ryan Gosling "La La Land" është i pari film që do të shfaqet në ekranet e Kinës. Por një surprizë e këndëshme e priste aktorin, kur mësoi në Pekin se fansat kinezë, kryesisht femrat e kanë pagëzuar me një emër kinez. Ato e kanë quajtur Gao Siling (Komandanti Gao), duke e përshtatur fonetikisht me të shqiptuarin e emrit të tij në anglisht.

Pagëzimi me emra kinezë i aktorëve të njohur hollivudianë është tashmë një temë e njohur, ndaj dhe kanadezi simpatik Ryan nuk kishte përse të bënte përjashtim.

Një romance muzikore në erën digjitale të filmit

Për publikun kinez regjizori i filmit "La La Land" Chazelle tregoi se e kishte ftuar ish shokun e tij të dhomës në Los Anxheles, kompozitorin Justin Hurwitz, të shkruante skenarin e një filmi muzikor që në vitin 2010.

Kur ai i paraqiti producentëve skenarin, ata të përfshirë nga filmat me super-heronj, robotë dhe efekte digjitale, ishin disi mosbesues.

Por regjizori siguroi suksesin në vitin 2014 me filmin Whiplash, i cili fitoi Oskar në 2015 dhe ndikoi në rritjen e famës së tij tek producentët dhe industria e filmit në tërësi.

Ai organizoi audience 3 mujore për të provuar aktorët në vallëzim dhe këngë në Los Anxheles, ndërsa aktori protagonist Gosling u trajnua për 4 muaj rresht për rolin e muzikantit në "La La Land".

Kolona zanore e filmit e titulluar "City of Stars" ka grumbulluar 60 milion klikime nga fansat kinezë dhe 130 milion komente në rrjetin social të Kinës Sina Weibo, i njohur si Twitteri kinez.

Tashmë mund të themi se fansat kinezë ndonëse ende nuk e kanë ndjekur filmin në sallat e kinemasë, kanë reaguar mjaft mirë ndaj muzikës së tij.

Regjizori u shpreh para mediave kineze se " Kina është një nga vendet më të rëndësishme në botë për biznesin amerikan."Ai vlerësoi regjizorët kinezë me fame botërore Zhang Yimou dhe Wong Kar-wai, duke thënë se ata ndërthurin imazhet e filmave me traditën e pasur të vendit.

Yjet e Hollivudit, regjizori Chazelle dhe aktori protagonist i "La La Land" fituan zemrat e fansave edhe kur shkruan pas konferencës për shtyp hieroglifin kinez "Ai" që do të thotë "Dashuri". Tashmë ekranet IMAX të Kinës presin romancën muzikore "La La Land" më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve.

Mr Bean në një komedi kineze

Aktori komik Rowan Atkinson, i njohur me personazhin që e bëri të famshëm në mbarë botën Mr Bean u shfaq në një spektakël komik në Kinë, të titulluar Top Funny Comedian The Movie.

Premiera e komedisë u shfaq për here të pare në Kinë me rastin e Festës së Pranverës.

Aventura e Mr. Bean-it kësaj radhe përfshin Pekinin dhe Makaon,i shoqëruar nga komikët e njohur kinezë Guo Degang Yue Yunpeng. Të dy komikët në promovimin e filmit në Pekin thane se komunikimi i tyre me kolegun britanik Mr. Bran, meqë ata nuk e dine mirë anglishten, ishte realizuar me sukses nëpërmjet gjesteve.

Guo tha se nëpërmjet mimikës dhe gjesteve të tjera ata ishin kuptuar mjaft mirë me humoristin britanik Atkinson gjatë xhirimit të filmit. Madje ai e cilësoi këtë përvojë si mjaft interersante dhe shtoi se komedia nuk njeh kufij. Një surprizë e këndëshme gjatë veprimtarisë ishte një video mesazh drejtuar nga anglezi Mr. Bean, që përshëndetinë gjuhën kineze kolegët dhe fansat e tij në Kinë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore