Eksperti: Ilaçi kinez Lianhua Qingwen i efektshëm kundër COVID-19

2020-05-07 13:11:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ilaçi i mjekësisë kineze Lianhua Qingwen është provuar i efektshëm për trajtimin e COVID-19, u shpreh eksperti i njohur kinez për rrugët e frymëmarrjes Zhong Nanshan në një seminar virtual me studentët kinezë jashtë vendit.

"Është hera e parë që kemi prova të mjaftueshme për të provuar se kapsula Lianhua Qingwen është e efektshme dhe mund t'i ndihmojë pacientët të shërohen," tha Zhong, duke shtuar se ekipi i tij ka përfunduar një eksperiment dhe rezultatet janë shumë premtuese dhe do të publikohen së shpejti.

Zhong tha se sipas këtij eksperimenti, ilaçi tradicional kinez mund të frenojë virusin dhe të riparojë dëmtimet e qelizave dhe inflamacionin e shkaktuar nga ky virus. Për pacientët me simptomat e lehta, Lianhua Qingwen mund të jetë edhe më e efektshme.

Për trajtimin e COVID-19, efektet kryesore të Lianhua Qingwen ishin:

Së pari, pas përdorimit të kësaj kapsule, simptomat e pacientëve u përmirësuan më shpejt, 2 ditë më herët nga pritshmëritë. Së dyti, sipas imazheve të skanerit, pacientët që kishte përdorur këtë ilaç u shëruan më herët. Së treti, ky ilaç pakëson kohën e etheve.

Ambasadat kineze në vende të ndryshme të botës janë mobilizuar për t'u ofruar studentëve kinezë jashtë vendit kite shëndeti që përfshijnë udhëzuesin anti-epidemik dhe komplete mjekësore, në kohën kur pandemia COVID-19 ka prekur 3.57 milionë vetë në botë dhe u ka marrë jetën mbi 250 mijë njerëzve. Edhe ky ilaç kinez është përfshirë në pakot shëndetësore të përgatitura për studentët kinezë jashtë vendit.

Përveç kësaj, duke folur për metodat e identifikimit të pacientëve asimptomatikë dhe metodat e mbrojtjes, Zhong sugjeroi se identifikimi dhe izolimi i pacientëve asimptomatikë është një strategji thelbësore në frenimin e përhapjes së COVID-19.

Një specialist i mjekësisë tradicionale Cheng Shiqian tha se shumë medikamente tradicionale kineze përmirësojnë shëndetin e pacientëve të prekur nga COVID-19, si ethet, dhimbja e grykës, pafuqishmëria etj. Nëse simptomat e lehta të pacientëve mund të frenohen në fazën e hershme nga ilaçet e mjekësisë kineze, shumë pacientët nuk do të përkeqësohen deri në fazën e sëmundjes së rrezikshme ose serioze, do të zgjidhet problemi i mbipopullimit të spitaleve dhe do të pakësohen dëmtimet e organeve të brendshme.

Cheng Shiqian theksoi se teoria e mjekësisë tradicionale e vë theksin te përmirësimi i aftësisë së imunitetit të trupit, i cili mund të mposhtë patogjenet si viruse, baktere etj.

Në Kinë, Lianhua Qingwen është një ilaç i zakonshëm i sugjeruar nga mjekët kinezë për pacientët e prekur nga gripi me simptoma e etheve dhe dhimbje grykësh.

Mrekulli
Lajmet Kryesore