Si të qëndrojmë të shëndetshëm gjatë vetëkarantinimit

2020-04-02 16:44:35 CRI Komenti juaj Printoni

OBSH-ja botoi kohët e fundit një udhëzues të ri për mënyrën se si duhet të ushqehemi shëndetshëm gjatë vetëkarantinimit. Në të theksohen kryesisht informacione të vlefshme në lidhje me ushqimin për të mbajtur të fortë sistemin imunitar. Gjithashtu ka këshilla për një dietë që mbështet shëndet të mirë ndërsa shumë prej nesh këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të kenë më pak mundësi për të konsumuar ushqime të freskëta dhe të jenë aktiv fizikisht.

Edhe me përbërës të paktë, njeriu mund të vazhdojë të hajë një dietë të shëndetshme. Për të mbështetur individët dhe familjet në ushqim të shëndetshëm gjatë vetë-karantinës dhe izolimit, Zyra Europiane e OBSH-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka hartuar një seri këshillash të përgjithshme.

Sot, ndërsa qeveritë po marrin masa më të forta për të trajtuar përhapjen e pandemisë COVID-19, bizneset janë mbyllur përkohësisht dhe kanalet televizive e rrjetet sociale janë plot me informacione rreth sëmundjes. Në disa vende, restorantet janë mbyllur dhe operojnë vetëm me porosi, ndërsa disa artikuj në supermarkete po bëhen më pak të disponueshëm.

Qasja e kufizuar në ushqime të freskëta mund të çojë në një konsum të rritur të ushqimeve shumë të përpunuara, të cilat priren të jenë të larta në yndyrna, sheqerna dhe kripë. Ndryshime të tilla në sjelljen e ngrënies mund të kenë një efekt negativ në sistemin imunitar, shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor dhe mirëqenien e individëve globalisht.

Të ushqyerit nuk është i vetmi faktor thelbësor për të qëndruar të shëndetshëm gjatë vetë-karantinës. Për një shëndet sa më optimal është gjithashtu e rëndësishme të qëndroni aktiv fizikisht dhe të bëni disa ushtrime në shtëpi.

Një tjetër fenomen që po bëhet re është se njerëzit po konsumojnë më shumë patatina, karamele, çokollata etj. Për shembull, shumë amerikanë gjatë krizës së koronavirusit, ndërsa qëndrojnë në shtëpi - të mërzitur, me ankth dhe stres - kërkojnë lehtësim duke ngrënë gjatë gjithë ditës.

Deri në mesin e këtij muaji, shitjet e kokoshkave u rritën pothuajse 48% dhe shitjet e patatinave u rritën 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Bloomberg.

Ka gjithashtu kërkesa të mëdha për biskota, supë të gatshme, makarona dhe djathë, ushqime për mëngjes, patate dhe mish të konservuar, të thatë dhe të freskët.

«Kur ​​njerëzit janë të stresuar, ata kanë tendencë të bien përsëri në modele dembelike, dhe të hanë ushqim të shijshëm e të shpejtë," tha dietologia nga Nju Jorku, Young.

Ajo shtoi se edhe ushqimi që porositet me telefon është ushqim i përgatitur jashtë shtëpisë dhe është përgjithësisht më pak i shëndetshëm sesa ushqimi i gatuar në shtëpi.

Ndërsa mjeku shqiptar popullor, Ylli Merja, i këshilloi të gjithë qytetarët në një intervistë mediatike se për të mposhtur koronavirusin duhen hudhra dhe vaj dafine, pasi sipas tij ky vaji hap rrugët e frymëmarrjes brenda pak minutave.

Përveç bimëve mjekësore, duhet të shfrytëzojmë limon, por jo lëngun, se sa lëvoren, që është më e mirë. Duhet lënë 1 minutë të vlojë dhe të pihet. Edhe lëngu i portokallit është shumë i mirë. Këto duhen vënë në shërbim të mbrojtjes së organizmit. Kush mund të më thotë një nga të sëmurët që ka përdorur vaj dafine. Jo më larg se 3 minuta ai liron komplet rrugët respiratore.

Gjatë vetëkarantinimit preket duhet të kujdesemi edhe për shëndetin mendor

Në këtë moment, shumë prej nesh mund të ndihen të pafuqishëm për të kontrolluar atë që po ndodh ose do të ndodhë në të ardhmen. Pasiguria e ketyre ditëve, gjithashtu mund të lidhet me pasigurinë tonë për aspektet e tjera të jetës sonë në të kaluarën.

Në raste si këto, shëndeti ynë mendor mund të vuajë dhe qetësia jonë mëndore mund të humbasë ekuilibrin. Ne jo gjithmonë e dimë se çfarë po ndodh. Ju me të drejtë mund të ndiheni më shumë se zakonisht të zemëruar, të pafuqishëm ose të trishtuar. Ju mund të vini re se jeni më të irrituar me të tjerët ose doni të shmangni plotësisht veprime apo situata të asaj që po ndodh.

Prandaj specialistët këshillojnë të përditësoheni me informacion për atë që po ndodh me

pandeminë dhe rekomandimet shtesë duke marrë informacion nga media të besueshme, autoritetet lokale të shëndetit publik. Edhe pse ju duhet të qëndroni të informuar, minimizoni ekspozimin ndaj mediave ose rrjeteve sociale që mund të nxisin frikë ose panik. Jini veçanërisht të vetëdijshëm për kohën e fëmijëve tuaj para TV ose mediave sociale.

Kërkoni mbështetje dhe mbani lidhje të vazhdueshme me miqtë dhe familjen duke biseduar me ta në telefon, tekste ose komunikimi përmes postës elektronike ose rrjeteve sociale.

Modifikoni aktivitetet tuaja të përditshme për të përmbushur realitetin aktual të situatës dhe përqendrohuni në atë që mund të arrini. Drejtoni pritshmëritë dhe përparësitë tuaja në atë që ju jep kuptim, qëllim ose përmbushje. Jepini vetes pushime të vogla nga stresi i situatës.

Përpiquni të kontrolloni deklaratat negative ndaj vetes dhe t'i zëvendësoni ato me mendime më të dobishme. Mbani mend, ju jeni një model për fëmijët tuaj. Si e përballoni këtë situatë stresuese mund të ndikojë në mënyrën tuaj fëmijët menaxhojnë shqetësimet e tyre.

Relaksimi është një mënyrë ku mësohet sesi të çlirohet tensioni fizik dhe mendor. Është një sjellje në të cilën zhvillohen rutinat të cilat ndihmojnë në një funksionim më të mirë. Është një mënyrë për t`i dhënë vetes mundësi për t'u shlodhur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore