2020-02-19 16:37:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoriteti shëndetësor i Kinës njoftoi të martën se rastet e prekura me koronavirus në pjesën kontinentale të vendit arritën në 74185 deri në fund të së mërkurës, ndërkohë 2004 vetë nuk arritën të fitonin betejën me këtë virus.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë shtoi se mbi 11977 pacientë ndodhen në gjendje kritike, ndërkohë që 14376 janë shëruar.
Për këtë gjendje, autoritetet kineze janë në kërkim të një kure trajtimi nga Mjekësia Tradicionale Kineze për koronavirusin që ka prekur mijëra vetë.
Sipas autoriteteve të shëndetësisë, spitalet në Wuhan, vatra e virusit, po përdorin MTK-në së bashku me mjekësinë perëndimore për të trajtuar pacientët e prekur.
Duke folur në lidhje me qasjen e re ndaj trajtimit, Wang Hesheng, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha: "Që nga fillimi i shpërthimit, qeveria i ka kushtuar rëndësi si Mjekësisë Tradicionale Kineze (MTK) ashtu edhe mjekësisë perëndimore duke mobilizuar kërkimet më të forta shkencore dhe forcat mjekësore në të dy fushat për të trajtuar pacientët".
Wang shtoi se përpjekjet e tyre kanë pasur sukses. "Duke koordinuar burimet e mjekësisë tradicionale kineze dhe perëndimore, ne përpiqemi të përmirësojmë shkallën e kurimit dhe të zvogëlojmë vdekshmërinë sa më shumë të mundemi për të mbrojtur në mënyrë efektive sigurinë dhe shëndetin e njerëzve".
Jiao Yahui, një tjetër zyrtar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha gjithashtu se kombinimi i kurave të mjekësisë kineze me ato perëndimore ka treguar rezultate inkurajuese tek pacientët e testuar pozitivisht për COVID-19.
"Për pacientët në gjendje të rëndë, trajtimi antivirus, së bashku me trajtimin që ndërthur mjekësinë tradicionale kineze dhe perëndimore dhe trajtimet mbështetëse, siç është përdorimi i plazmave të gjakut nga pacientët e rikuperuar dhe oksigjenimi i membranave ekstrakorporale (ECMO), kanë treguar se janë të efektshme ", tha Jiao.
Jiao shtoi më tej se pas rezultateve pozitive, mjekët po përdorin ECMO, një trajtim që përdor një pompë për qarkullimin e gjakut përmes një mushkrie artificiale drejt enëve të gjakut, në një faze të hershme.
Rreth 2,200 punonjës të specializuar në MTK janë dërguar në Hubei, në ndihmë të trajtimit të të prekurve me koronavirus.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Çfarë është koronavirusi?
Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.
Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus).
Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS – CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezevuaret e kafshëve si :macet e egra dhe gamilet tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.
Koronavirusi i ri COVID-19
Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë ku shumica e tyre raportonin ekspozim në një treg të madh të produkteve të detit ku shiteshin shumë lloje të kafshëve të gjalla. Të dhënat paraprake tregojnë se COVID-19 ka homologji për disa amino acide me SARS – CoV dhe mund të përdorë si receptor ACE2. Kjo ka një vlerë, pasi mund të parashikojë mundësinë për përhapje dhe pandemi.
Nga vjen koronavirusi?
Koronavirusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej koronaviruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.
Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simp
tomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.
Si mund ta mbroj veten nga koronavirusi?
Koronavirusi shkakton simptoma tipike respiratore. Më poshtë paraqiten rekomandimet kryesore:
Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;
Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;
Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuar apo të gatuar jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;
Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit të paktën deri në 14 ditë;
A ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronavirusit?
Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa muaj e madje vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.
A ka trajtim për koronavirusin?
Aktualisht nuk ka një trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga koronavirusi. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.