Çfarë mësova nga një murg

2019-12-04 11:40:02 CRI Komenti juaj Printoni

"Lumturinë duhet ta kërkojmë brenda vetes, sepse ajo ndodhet vetëm aty."

Kur isha 18 vjeç vuaja nga ankthi dhe problemet me stomakun. Një mjek i apasionuar pas budizmit më sugjeroi një murg Taoist të specializuar në meditim dhe arte marciale. Arrita ta shëroja vetë veten nga ankthi dhe problemet me stomakun vetëm duke bërë meditim dhe nisa një udhëtim të gjatë për të zbuluar vetveten.

Ja disa nga mësimet që mësova duke studiuar me murgun:

Vazhdo të përpiqesh derisa sa ta bësh mire!

Mësimi më i rëndësishëm i jetës që mësova ishte të provoja diçka tre herë (mbase edhe katër herë) para se të ndaloja së provuari. Gjithashtu, murgu më mësoi se, edhe pas përpjekjeve të shumta, duhet të punoni në kënde të ndryshme për t'iu afruar gjërave që janë të vështira. Nëse përpiqeni vazhdimisht, do të arrini një ditë atje ku doni.

Si pjesë e trajnimit origjinal të manastirit, një murg nuk përgjigjej pyetjeve të drejtpërdrejta të një studenti nëse nuk ishte një pyetje e menduar mirë. Një proverb kinez thotë: Mësuesi të hap derën, por ti duhet të hysh vetë.

Disa forma të Budizmit Zen përdorin stile të ngjashme trajnimi. Një thënie e vjetër nga një murg taoist:

Gjatë bërjes së një tryeze me katër qoshe, mësuesi i tregon nxënësit se si të bëjë një qoshe. Është detyrë e nxënësit të kuptojë se si t'i bëjë tre të tjerat.

Ata e bëjnë këtë sepse janë duke përgatitur një nxënës për trajtimin në mënyrë efektive të problemeve në botën reale.

Njëherë udhëtova në Korenë e Jugut dhe zbulova se sa e rëndësishme ishte intuita kur nuk e flet gjuhën e një vendi. P.sh. më kujtohet njëherë kur po hasja vështirësi duke i shpjeguar shoferit të taksisë vendndodhjen e hotelit dhe ai nuk fliste anglisht. Kështu m'u desh të dilja nga taksia dhe të pyesja disa njerëz kush mund t'i tregonte shoferit në gjuhën koreane rrugën për në hotel.

Në jetë, sa herë që provojmë gjëra të reja, duhet të shkojnë në vende të reja me një sasi të paktë informacioni. Bota reale nuk na i jep të gjitha përgjigjet. Mësuesi më i mirë është brenda nesh.

Mençuria e vërtetë në jetë vjen nga bërja e gjërave disa herë dhe moslodhja nga dështimi

Para se të nisja meditimin, mërzitesha kur nisja diçka dhe dështoja.

Jam marrë me shitjet që prej moshës 16 vjeçare. Më kujtohet kur shkoja në punë shumë i nevrikosur me veten sepse nuk shisja asgjë. Nëse refuzohem ndonjëherë mërzitem me veten time dhe lija punën. Por unë vazhdoj të dështoj pa pushim – derisa ia mora dorën.

Kur përpiqeni dhe vuani, mësoni për veten tuaj dhe bëheni më të fortë.

Mbaj mend, kur nisa të merresha me meditim kisha disa probleme. Për shembull, në fillim ishte e vështirë të qetësohesha; por nëse vazhdoni me këmbëngulje sa do vijë e do bëhet më e lehtë. Unë u përpoqa vetëm për disa minuta, dhe pastaj çdo ditë, shtoja më shumë kohë në meditimin tim.

Kur nisni të meditoni ju e njihni mendjen egoiste. Gjithçka në botën e egos është rezultat i krahasimit. Unë e krahasova veten me shitësit e tjerë dhe e fajësoja veten sepse nuk kam fituar aq para sa ata.

Kur nisa të meditoja, fillova të shkëputem nga kjo mendje egoiste, e cila bën vazhdimisht krahasime. Shumë prej nesh provojnë diçka dhe refuzohen, kështu që heqin dorë. Edhe më keq, ne e fajësojmë veten për një kohë të gjatë dhe futemi në depresion. Kur nisa të meditoj, fillova të identifikoja egon time dhe isha në gjendje të shkëputem prej saj.

Duhet të jemi të dhembshur dhe të duruar

Murg nuk do të takohej me mua për t'u trajnuar nëse nuk e thërrisja atë minimumi tre herë. E urreja këtë pjesë. E merrja në telefon dhe ai nuk përgjigjej kurrë.

Shumica prej nesh fajësojnë veten kur përpiqemi një herë të bëjmë diçka dhe dështojmë. Në atë kohë, e urreja këtë pjesë të trajnimit, por tani mendoj se ishte mësimi më i rëndësishëm i jetës.

Sipas një proverbi Taoist:

Pambuk nga jashtë, hekur nga brenda.

Kjo na mëson të jemi të dhembshur, por jo të dobët.

Durimi është virtyt

Murgu më bënte të prisja gjithnjë.

Për shembull, kur shkova në shtëpinë e tij për mësimin e radhës, ai më linte të prisja për të paktën 30 minuta, kishte raste edhe më gjatë. Nëse e linim për të dale për darkë të premten, ai do vinte në restorant 1 orë më vonesë.

Më thoshte ta prisja në një restorant në orën 7:00. Shkoja atje dhe nuk e gjeja, kështu që merresha me telefonin ose i shkruaja dikujt.

Më pas ai erdhi pas orës 8.

Dorëzohuni në mënyrën se si është bota dhe praktikoni durimin.

Pyetja e tij e parë ishte gjithmonë, "Si janë prindërit?" (Sigurisht që në kokën time kalon mendimi, "Çfarë do të thuash me këtë pyetje? "Kam mbi një orë që të pres".)

Por pas disa vitesh, kjo gjë u bë normale dhe nuk shqetësohesha më për gjëra të vogla. Falë këtij trajnimi, sinqerisht rrallëherë shqetësohem. Asnjëherë nuk acarohem kur duhet të pres në një radhë të gjatë ose kur dikush më pret rrugën në autostradë. Durimi është dhurata e qetësisë së brendshme.

Shkëputuni nga Ego juaj

Në fillim, është e vështirë të ulesh në një restorant vetë. Ju shqetësoheni vazhdimisht, duke menduar që njerëzit ndoshta mendojnë se jeni një humbës sepse jeni ulur vetëm. Por realiteti është, ju kurrë nuk do të jeni të lumtur nëse e vrisni mendjen për ato që mendojnë njerëzit e tjerë për ju.

Meditimi ju ndihmon të largoni stresin nga jeta juaj e përditshme.

Para fillimit të meditimit, shqetësohesha për gjithçka, por tani nuk më shqetëson asgjë. Kohët e fundit, unë isha në aeroport dhe pati një vonesë disa orëshe në fluturimin tim. E përdora atë kohë për të bërë meditim. Dhjetë vjet më parë, do isha shqetësuar jashtëzakonisht shumë. Një vonesë avioni do më prishte ditën.

"Armiku është brenda nesh"

Armiku ynë i brendshëm shkakton të gjithë frikën, shqetësimet dhe pasiguritë tona. Nëse pajtoheni me këtë armik brenda, kjo do të ndikojë në çdo fushë të jetës tuaj. Është identifikimi me 'vetveten / egon' që shkakton të gjitha problemet e jetës.

Gjeni lumturinë brenda dhe përhapeni rreth jush.

Sa here ndihemi të paralizuar për shkak të frikës? Nëse mund ta pushtosh armikun brenda vetes, nuk do të kesh asnjë armik jashtë vetvetes.

Lumturia vjen nga brenda dhe gjithashtu vjen nga jashtë

Këtë e mësova duke vëzhguar një mjek budist që takova një ditë. Ai më parë bënte meditim në zyrën e tij përpara se të operonte pacientët e tij. Ai ishte një nga njerëzit më të lumtur dhe më të dhembshur që kam takuar ndonjëherë.

Duke krijuar lumturi brenda, ai ishte në gjendje ta transmetonte atë gjendje emocionale duke e përhapur te të tjerët.

Ne duhet të kultivojmë lumturi nga brenda dhe të punojmë për ta përhapur atë përreth tek të gjithë ata me të cilët bashkëveprojmë. Murgu shpesh thoshte:

Të gjithë kanë një qëllim ose mision në jetë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore