Akupunktura lehtëson anginën

2019-11-15 14:36:33 CRI Komenti juaj Printoni

Angina e quajtur edhe angina pektoris është një term i përdorur për të përshkruar dhimbjen e gjoksit të shkaktuar nga rrjedhja e reduktuar e gjakut në zemër për shkak të ngushtimit ose bllokimit të një ose më shumë arterieve koronare.

Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, Angina mund të lehtësohet me metoda tradicionale si akupunktura. Kohët e fundit, një grup i kryesuar nga profesori Liao Fanrong i Universitetit të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Chengdu, publikoi studimin e tyre në një revistë ndërkombëtare me titull: "Akupunktura është një metodë mjekësore ndihmëse për trajtimin e anginës kronike, sipas testimeve të rastësishme klinike". Sipas këtij studimi, akupunktura mund të lehtësojë në mënyrë të dukshme anginën, pa efekte anësore. Gazetari ynë bëri një intervistë të detajuar me profesorin Liang për efektet magjike të akupunkturës ndaj anginës.

Gazetari: Sipas studimeve të grupit tuaj, akupunktura mund të përmirësojë fenomenin e pacientëve të prekur nga angina me efekt të rrallë anësor. A mund t'na shpjegoni hollësisht këto karakteristika?

Profesori: Akupunktura është një metodë mjekësore tradicionale kineze me histori të gjatë, që përdoret gjerësisht në 183 vende dhe rajone të botës. Sipas studimeve tona, funksionet mjekësore të akupunkturës ndaj anginës shfaqen në 4 fusha:

1. reduktimi i frekuencës dhe lehtësimi i dhimbjes së shkaktuar nga angina.

2. Lehtësimi i ankthit dhe depresionit të pacientëve të prekur nga angina.

3. Përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientëve pas trajtimeve mjekësore të akupunkturës.

4. Efekti i rrallë anësor i akupunkturës.

Gazetari: Gjatë eksperimenteve klinike, keni përzgjedhur 4 grupe pacientësh, ndaj të cilëve keni ofruar trajtime të ndryshme të akupunkturës dhe të tjera. Si janë rezultatet e trajtimeve mjekësore ndaj këtyre grupe?

Profesori: Të gjithë pacientët e përzgjedhur për eksperimente klinike janë prekur nga angina kronike. Përzgjodhëm 404 pacientë nga 5 rajone të ndryshme dhe i ndamë në 4 grupe të ndryshme. Ata iu nënshtruan ndërhyrjeve të njëjta mjekësore moderne kundër anginës për 16 javë. Gjatë kësaj periudhe u bënë shërbime mjekësore me pikat më të përshtatshme të akupunkturës ndaj grupit A dhe pikat e mundshme të akupunkturës ndaj grupit B, është ndërmarrë shërbimi mjekësor me pika të akupunkturës të paefektshme ndaj grupit C. Grupi D nuk pranoi asnjë shërbim të akupunkturës gjatë kësaj periudhe. Sipas rezultateve të eksperimenteve klinike, në grupin A që ka pranuar shërbimin mjekësor me pikat më të përshtatshme të akupunkturës, frekuenca dhe numri i dhimbjes së zemrës të pacientëve u ul në mënyrë të dukshme.

Gazetari: Sa ndihmon akupunktura për lehtësimin e anginës kronike?

Profesori: Akupunktura është e efektshme për lehtësimin e anginës, jo vetëm sipas shënimeve të librave të lashta mjekësore kineze, por edhe sipas eksperimenteve klinike moderne. Akupunktura mund të lehtësojë dhimbjen e zemrës, të përmirësojë funksionet e saj, të reduktojë ankthin dhe depresionin dhe të përmirësoojë cilësinë e jetës së pacientit. Akupunktura mund të integrohet me mjekësinë perëndimore për një efekt më të mirë.

Gazetari: Si është përdorimi i akupunkturës ndaj anginës në Kinë dhe vendet e tjera? A keni sugjerimet për përhapjen e kësaj metode mjekësore?

Profesori: Në Kinën e lashtë, akupunktura përdorej për të trajtuar anginën. Por në kohët moderne nuk ka fakte shkencore për efektet mjekësore të akupunkturës. Shumë mjekë të degëve të tjera nuk kanë dijeni për efektet e dukshme mjekësore të akupunkturës ndaj anginës dhe rrjedhimisht shumica e pacientëve nuk kanë informacion mbi këtë. Me procesin e moshimit, numri i pacientëve të prekur nga angina shtohet dhe cilësia e jetës së tyre përkeqësohet. Akupunktura është e përshtatshme për pacientë në moshë të ndryshme nga 2-80 vjeç. Përveç lehtësimit të kësaj gjendjeje, akupunktura gjithashtu mund të parandalojë problemin e anginës. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore