2018-06-07 14:47:47 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Pula me portokalle është një ndër specialitetet kineze që janë një variacion i Pulës të General Tso's e cila ka po të njëjtin koncept, por kjo është më "european friendly". Pjatat kineze janë tepër të thjeshta për t'u bërë pasi si logjike përdorin salcat e tyre tradicionale (uthull orizi, uthull molle, xhinxher, salcën e sojës) dhe i kombinojne me një lloj proteine (qofte mish vici, derri, pule apo tofu) dhe i shërbejnë me oriz.
Kjo e sotmja përbën një super drekë që merret me vete edhe në punë.
Për pulën
1 vezë
1 lugë piper i bardhë
1 lugë e gjysmë kripë
2 fileto pule të plota, të prera në kubikë
Gjysmë gote miell misri
Çerek gote miell normal
Vaj për skuqje
Për salcën
1 lugë
3-4 hudhra të copëtuara
1 lugë të vogël xhinxher i prerë hollë
Gjysmë luge fara speci të kuq
1 lugë e vogël uthull molle (ose uthull vere gjysem luge)
2 lugë të vogla salcë soje
5 lugë uthull të bardhë vere
Pak ujë
4 lugë të vogla sheqer
1 lugë e vogël lëkurë portokalli të grirë (zest)
1 lugë miell misri i kombinuar me 1 lugë ujë në një filxhan.
Përdorni qepë të njoma për dekorim.
Brokoli (lajini dhe futini në avull)
Oriz i bardhë (1 gotë oriz, 2 gota e pak ujë, pak vaj ulliri, në një tenxherë të vogël, nxeheni deri sa të vlojë, vendosini kapakun, uleni temperaturën në zjarr të lehtë, lëreni të bëhet për 17 minuta)
Përgatitja:
-Në një tas të madh, miksoni vezën, piperin, kripën dhe shtoni copat e pules. Trazojini mirë.
-Në një tas tjetër të madh, miksoni miellin e misrit me miellin normal.
-Shtoni copat e pulës që jane të mbuluara në vezë dhe trazojini mirë.
-Shkundni miellin e panevojshëm dhe skuqni pulen në një tigan të thellë
-Kur të jenë gati, lërini të rrinë dy minuta me letra kuzhinë që të thithet vaji i tepërt.
-Në një tigan të madh, shtoni vajin, hudhrat, xhinxherin dhe farat e specit të kuq. Skuqini deri sa të marrin ngjyrë.
Hidhni uthullën e mollës, trazojini mirë – këtu do ndjeni erën e uthullës që po avullon.
Në këtë pikë, shtoni të gjithë përbërësit e tjerë përveç miellit të misrit me ujë.
-Çojeni në vlim, shtoni copat e pulës, trazojeni mirë dhe shtoni filxhanin e miellit të misrit me ujë.
Lëreni dhe pak sa të trashet salca.
Vëreni në pjatë me orizin dhe brokolin, hidhini sipër qepë të njoma dhe gati.
E shikoni sa të thjeshta që janë pjatat orientale?