Karkaleca të skuqur me vezë

2018-06-01 15:58:17 CRI Komenti juaj Printoni

Një gatim që merr vetëm 15 minuta, karkaleca të qëruar të skuqur me vezë të rrahur.

Vezët janë shumë të përdorshme në kuzhinën kineze. Ato mund të konsumohen të ziera, të skuqura apo të gatuara me domate dhe perime të tjera, qoftë të hedhura dhe në supë.

Për të përgatitur këtë gatim ju nevojiten:

-300g karkalecë të qëruar

-5 vezë (temperature dhome)

-kripë

-1/8 lugë çaji piper të bardhë ose të zi

-1 lugë sheqer

-1 lugë çaji vaj susami

-2 lugë gjelle gjalp

-2 lugë gjelle ujë të ngrohtë ose qumësht

Hapat e përgatitjes

-Karkalecat e qëruar pa ujë, hidhini pak kripë, piper dhe vaj susami. Lërini veçmas për 10-15 minuta sa të marinohen.

-Më pas rrihni mirë vezët në një tas të madh, shtojini ujë të ngrohtë, kripë, sheqer dhe përziejini mirë.

-Ngrohni një lugë gjalp në tigan hidhni karkalecët dhe lërini të gatuhen dhe më pas shtojini vezën e rrahur.

Lëreni të skuqen derisa të bëhet veza. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidhini sipë qepë të njomë dhe piper .

Mrekulli
Lajmet Kryesore