Harvard:Artriti, kjo sëmundje rraskapitëse luftohet me ushtrime

2018-05-03 15:38:39 CRI Komenti juaj Printoni

Artriti mund të jetë shumë rraskapitës dhe mund të pengojë aktivitetin e përditshëm të njeriut. Mund t'i bëjë ata që vuajnë nga kjo sëmundje hezitantë, të frustruar dhe madje t'i pengojë disa të bëjnë gjërat që duan. Shkurt, artriti është një dhimbje. Sot ekzistojnë mbi 100 lloje të ndryshme të artritit, ku më të zakonshimt janë osteoartriti dhe artriti rheumatoid.

Lajmi i mirë është se ju që vuani nga artriti mund të jetoni, dhe mund të jeni mirë. Një nga mënyrat më të mira dhe më efektive për të luftuar dhimbjen nga artriti janë ushtrimet. Ushtrimet dhe stërvitjet e rregullta ju ndihmojnë të mbani të shëndetshme funksionin e kyçeve, por nga ana tjetër lehtësojnë ngurtësimin dhe pakësojnë dhimbjen dhe lodhjen. Mënyra të tjera për të lehtësuar artrtitin përfshijnë ilaçet, terapinë fizike, dhe disa procedura të tjera alternative. Osteoartriti është lloji më i njohur i artritit. Ai është një sëmundje e artikulacioneve e cila prek më së shumti kërcin.Kërci (ose kartilagoja artikulare) është indi i rrëshqitshëm që mbulon pjesën e fundit të secilës prej kockave të cilat bashkohen në një nyjë (artikulacion). Kërci i shëndetshëm i lejon kockat të rrëshkasin mbi njëra-tjetrën dhe ndihmon amortizimin e lëvizjeve tronditëse.

Në rastin e osteoartritit, kërci që mbështjell fundin e kockave tuaja zhduket gradualisht. Pa kartilagon artikulare, kockat fillojnë të 'fërkohen' me njëra-tjetrën dhe ky fërkim mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje. Me kalimin e kohës artikulacioni mund të humbasë edhe formën normale.

Osteoartriti është një sëmundje e cila prek më shumë njerëzit e moshuar por ndonjëherë prek edhe moshat e reja, kryesisht për shkak të dëmtimit të artikulacioneve. Disa nga shenjat e para janë se kyçet mund të kenë dhimbje në mëngjes, por që qetësohen pas lëvizjes disaminutëshe.

Aktualisht nuk ka ndonjë kurë të posaçme për artritin, por ka trajtime efektive që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientëve, duke qetësuar dhimbjet, lehtësuar kyçet dhe rritur shkallën e lëvizshmërisë në nyjet e prekura. Zakonisht terapia përfshin një kombinim të trajtimeve pa ilace si të nxehtit, akulli dhe ushtrimet; ilaçet për dhimbjen dhe inflamacionin; dhe përdorimin e pajisjeve ndihmëse si bastun etj. Në disa raste, trajtimi mund të bëhet me operim ose rizevendësimin e kyçeve.

Shenjat paralajmëruese të osteoartritit janë:

– Ngurtësim në një nyje pas ngritjes nga krevati ose pas qëndrimit të ulur për një kohë të gjatë

– Enjtja në një ose më shumë artikulacione

– Ndjenjë kërcitjeje ose gërvishtje

Për të diagnostikuar osteoartritin përdoren disa metoda të kombinuara si: historia mjekësore, ekzaminimi fizik, rrezet X (radiografia), analizat e gjakut si dhe kontrolli i lëngjeve në artikulacion. Vendosja e diagnozës është e lehtë por kujdes duhet bërë me sëmundje të tjera që japin shenja të njëjta me osteoartritin si: nekroza avaskulare, artropatitë inflamatore, poliartritet, etj.

Mjekimi

Programi mjekues për një të sëmurë me osteoartrit, përveç trajtimit medikamentoz përfshin edhe atë fizik, edukativ, ndihmës psiko-social dhe trajtimin kirurgjikal në fazat e avancuara.

Qëllimet kryesore në trajtimin e osteoartritit:

– Të përmirësojë funksionimin e artikulacioneve

– Të mbajë peshën e shëndetshme (e duhur) të trupit

– Të ulë dhimbjet

– Të përmirësojë mënyrën e jetesës

Këshillohet:

– Të mbajë pozicion të përshtatshëm të trupit gjatë ecjes dhe ulur sepse ul dhimbjen dhe parandalon dëmtimet e mëtejshme

– Reduktim i aktivitetit fizik

– Periudha pushimi 30-60 minuta, në mëngjes dhe pasdite në mënyrë që të lehtësohet diskonforti i anësivë të poshtme dhe i pjesës lumbare

– Dietë

– Ecje në këmbë ose me biçikletë, not, aerobi e leht, gjithnjë të programuara.

Trajtimi medikamentoz: Përdoren analgjezikët dhe anti-inflamatorët josteroidë kur sëmundja është në aktivitet si dhe kortikosteroidët në rrugë intraartikulare.

Trajtimi fizioterapeutik: Rekomandohet rehabilitimi fizik i pacientit, edukimi i tij rreth patologjisë, mësimi i ecjes dhe qëndrimi korrekt kur rri ulur, ushtrime për përmirësimin e fleksibilitetit dhe për forcimin e muskujve. Gjithashtu rekomandohet terapia me të ftohta ( kur artikulacioni ka dhimbje, enjtje, etj.) si dhe me të ngrohta kur nuk ka inflamacion.

Trajtimi kirurgjikal: Procedurat kirurgjikale që aplikohen tek të sëmurët me osteoartrit të rëndë janë artroplastika dhe artrodezis. Të dyja këto procedura qetësojnë dhimbjet.

Si ndihmon xhenxhefili në luftimin e artritit?

Ju mund ta keni menduar xhenxhefilin si një ndihmës i sistemit të tretjes, por ai shpesh është përdorur edhe për të lehtësuar dhimbjet e artritit, muskujve të lënduar dhe menstruacioneve.

Sidoqoftë, sipas studimeve të fundit konsumi apo përdorimi ditor i xhenxhefilit ka aftësi të ndalë dhimbjet tek pacientët që vuajnë nga artriti. Për më tepër studimi ka gjetur se xhenxhefili është po aq efektiv sa Tylenol dhe Diclofenac (medikamente anti-inflamatorë). Xhenxhefili, megjithatë është më i sigurtë për trajtim afatgjatë të kësaj sëmundje sepse ai nuk e dëmton mëlçinë siç mund të bëjnë barërat.

Si të përgatitni një xhenxhefil të shtypur

Ju nevojitet:

– Disa rrënjë të xhenxhefilit

– 4 thelpinjë hudhre

– 2 lugë kripë të papërpunuar

– 1 fashë mjekësore

Udhëzime:

– vendosni xhenxhefilin në një enë dhe shtypeni

– qëroni thelpinjët e hudhrës dhe hidhini në xhenxhefil

– shtoni kripën në xhenxhefil dhe vazhdoni të godisni përbërjen

– përbëjen vendoseni në fashë dhe e mbështjellni në të dy anët

– vendosni fashën mbi zonën ku keni dhembje dhe lidheni

Përdorimi:

Mbajeni fashën në zonën problematike për 10 minuta dhe më pas hiqeni.

Mrekulli
Lajmet Kryesore