Frutat e sheqerosura të Pekinit

2017-06-16 16:39:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kushdo që ka qenë në Pekin ka patur rastin të provojë frutat e sheqerosura që shiten në anë të rrugës ose nëpër tregjet e ushqimit. Ato njihen me emrin "tanghulu", dhe janë një nga ëmbëlsirat më të preferuara të pekinasve.

Tanghulu është një shprishë që konsumohet në dimër në veri të Kinës dhe për këtë përdoren zakonisht murriz i kuq ose i verdhë. Por mund të përdoren edhe fruta të tjera si luleshtrydhe apo kivi në shkopin prej bambuje rreth 20cm të gjatë.

Pasi frutat ngulen një nga një në shkop, zhyten në shërbet dhe lihen të thahen, duke krijuar një mbështjellë të kristaltë.

Murrizi është i pasur në vitamin C dhe është përdorur gjerësisht në mjekësinë kineze për trajtimin e shumë sëmundjeve. Popullariteti i murrizit nisi gjatë Dianstisë Song.

Sipas legjendës 800 vite më parë konkubina e preferuar e perandorit nuk kishte oreks të mirë dhe u sëmur. Mjeku më i mirë i asaj kohe sugjeroi që ajo të hante 10 kokrra murrizi të ziera me sheqer përpara darke.

Konkubina u shëruar pas disa javësh falë kurës dhe fjala mori dhenë. Receta u perhaps në popull dhe u transformua gradualisht në atë që është sot "tanghulu".

Tanghulu ka qenë pjesë e kulinarisë kineze për shekuj, sidomos për pekinasit gjatë Festës ës Pranverës, ushqim që hahej për fat të mirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore