2017-03-22 10:44:49 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Orizi i skuqur (炒饭) dhe makaronat chow mein (炒面) janë ndoshta dy tipet e gatimeve më kryesore në Kinë.
Për të bërë pilaf me karkaleca ju nevojiten:
6 tasa me oriz të gatuar
2 vezë të mëdha të rrahura
2 lugë vaj vegjetal
2 lugë proshutë të prerë hollë
8-10 karkalecë të qëruar
1/2 gotë me bizele
1/2 gotë me karota të grira imët ose në kubikë
Pak kripë
1/4 lugë kafeje piper i bardhe
1 lugë salcë soje
2 qepë të njoma të grira hollë
Përgatitja:
-Nxehni 1 lugë vaj në tigan me bazë të thellë dhe skuqni bizelet dhe më pas karotat derisa të zbuten.
-Nxehni një lugë vaji në tigan dhe skuqni karkalecat derisa tëzbuten dhe më pas hiqini nga tigani dhe lërini mënjanë.
-Shtoni një lugë vaj për skuqje dhe më pas hidhni vezën e rrahur dhe orizin dhe përziejini mirë së bashku
-Më pas shtoni bizelet, karotat, proshutën dhe karkalecët, salcën e sojës, pak kripë dhe piperin e bardhë. Kavardisini mirë të gjitha së bashku.
-Në fund shtoni qepën e njomë dhe lërini të skuqen për 30 sekonda.
Shërbejeni të ngrohtë!