Riformimi i gjirit ngre cilësinë e jetës së grave të prekura nga kanceri

2017-03-17 15:46:00 CRI Komenti juaj Printoni

Një specialist britanik i sëmundjes së kancerit të gjirit ka arritur në përfundimin se riformimi i gjirit pas ndërhyrjes kirurgjikale mund të ngrejë cilësinë e jetës së pacienteve të prekura nga kjo sëmundje.

Kanceri i gjirit, si një nga vrasësit më të mëdhenj të shëndetit të femrave, ka shënuar përqindje tepër të larta në mbarë botën. Në Britani, numri i pacienteve të prekur nga kanceri i gjirit është afro 55 mijë. Me përparimin e teknikës mjekësore, përqindja e mbijetesës së pacienteve të prekura nga kjo sëmundje por rritet pandërprerë. Tani, pjesa më e madhe e pacienteve që kanë hequr gjirin si pasojë e kancerit po i kushtojnë vëmendje të posaçme riformimit të gjirit. Me këtë merren ekipe të specializuara mjekësh që garantojnë se riformimi i gjirit ngre cilësinë e jetës së këtyre pacienteve.

Rritja e madhe e numrit të femrave të prekura nga kanceri i gjirit në Britani, do të thotë se për çdo 10 minuta, nje grua diagnostikohet me kancer gjiri. Me përparimin e teknikës mjekësore, mbijetesa e pacienteve të prekura nga kjo sëmundje është rritur ndjeshëm.

Lidhur me këtë zbulim të mjekëve britanikë reagojnë dhe mjekët kinezë.

Njera prej tyre është Huang Xiaochun, e cila ka punuar në Britani e specializuar për kancerin e gjirit për 12 vite. Lidhur me këtë ajo u shpreh:

"Në Britani, mbijetesa e pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit arrin në 87%. Kjo përqindje është e lartë, për shkak se kujdesi shëndetësor në fazën e pare të sëmundjes është mjaft i mirë. Disa nga pacientet e prekura nga kanceri i gjirit mund të shërohen, duke u rritur dhe periudha e mbijetesës së tyre nga tumori. "

Sipas mjekes Huang Xiaochun, deri tani, teknika e trajtimeve mjekësore kineze ndaj kancerit të gjirit është shumë e përparuar, ndërsa mbijetesa e pacienteve po zgjatet gjithnjë e më shumë. Por në fazën aktuale, Kinës i nevojitet përmirësim i teknikës së riformimit të gjirit dhe e mbijetesës së pacienteve.

"Në Britani, riformimi i gjirit arrin në 90%, çka tregon një përqindje të lartë. Ndërsa në Kinë kjo përqindje është 10%."

Ndërhyrja kirurgjikale te disa paciente të prekura nga kanceri i gjirit mund të shkaktojë heqjen e gjirit, gjë që shëmton fizikun e pacientes. Riformimi i gjirit realizohet me implantimin e protezës së re të gjirit te pacientja.

Me gjithë përparimin e teknikës së avancuar riformimi i gjirit të pacienteve kinezë është relativisht I ulët. Në maj të vitit të kaluar, Shoqata e Mjekësisë Kineze organizoi me specialist të kësaj fushe hartimin e një "Udhërrëfyesi mbi Teknikën e Riformimit të Gjirit pas Heqjes së Tumorit të Gjirit", me qëllim përdorimin e teknikës së riformimit të gjirit, për të nxitur popullarizimin e kësaj teknike.

Për këtë, specialisti i teknikës së riformimit të gjirit, britaniku Ibby Younis tha se pacientet e prekura nga kanceri i gjirit duhet kryejnë fillimisht trajtimin mjekësor ndaj tumorit dhe më pas të marrin në konsideratë ndërhyrjen për riformimin e gjirit. Në Britaninë e Madhe, pacientët dhe mjekët e pranuan në mënyrë të ngadaltë konceptin e riformimit të gjirit.

"Para 15-20 vitesh, në Britaninë e Madhe, nuk lejohej ndërhyrja për riformimin e gjirit te pacientet, pasi mungonin tekninat e avancuara. Por tani, shumë paciente zgjedhin riformimin e gjirit. Metodat e ndërhyrjes për riformimin e gjirit varen nga gjendja shëndetësore e pacienteve, mosha, etj. Përveç këtyre, kjo teknikë varet nga gjendja e shërimit të pacienteve pas heqjes së tumorit në gji ."

Ibby Younis theksoi se riformimi i gjirit nuk shkakton rikrijimin e tumorit të gjirit. Kjo teknikë nuk është vetëm për kërkesë estetike, por edhe psikologjike sepse rrit cilësinë e jetës së pacienteve.

"Në fakt, puna e riformimit lidhet ngushtë me projektimin estetik. Aryet thelbësore lidhen me riformimin e gjirit për ta kthyer në formën normale origjinale. Logjika e thjeshtë është për rivendosjen e gjirit të hequr nga kirurgjia."

Tani, në shumë vende të botës, ku përfshihet dhe Kina, po e trajtojnë riformimin e gjirit si pjesë e rëndësishme përbërëse e trajtimit të kancerit të gjirit dhe po përgatisin eskpertë teknikë në fushën e riformimit të gjirit. Ibby Younis u shpreh se ai planifikon të vizitojë disa vende për të dhënë përvojën e tij në riformimin e gjirit, me qëllim ndihmën ndaj sa më shumë pacienteve.

"Kjo do të jetë jo vetëm një ndihmë ndaj pacienteve, por dhe përgatitje e specializuar e mjekëve në vende të ndryshme. Pas largimit tim ata do të vazhdojnë punën për trajtimin e pacienteve, duke u ardhur atyre në ndihmë."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore