Në distriktin Xing Shan të provincës Hu Bei, shtresa e varfër e popullsisë nuk shqetësohet më për shpenzimet për shëndetin

2016-11-07 10:23:33 CRI Komenti juaj Printoni

(sinkron 1, Xiang Changxi)

"U prek nga sëmundja e stomakut dhe u trajtova në spital për gjysmë muaji, nuk pagova asgjë."

Në klinikën e fshatit Chen Jiawan të qytezës Zhao Jun pranë distriktit Xing Shan të provincës Hu Bei, i moshuari Xiang Changxi u tha gazetarëve se është i ve dhe ka shumë vite që jeton aty. Dieta e parregullt i ka shkaktuar probleme serioze me stomakun. Si familje me skemën "5 garanci" nga qeveria (ku shpenzimet për ushqim, veshje, shëndet, strehim dhe shpenzimet mortore subvencionohen nga qeveria, plaku Xiang Changxi gëzon shumë politika të favorshme. Pas zbatimit të politikave lehtësuese ndaj të varfërve qysh prej fillimit të këtij viti, plaku Xiang gëzon trajtim mjekësor falas në spital për mbi gjysmë muaji dhe është shëruar nga dhimbjet e stomakut.

Trajtimi mjekësor falas për një të ve që banon në distriktin e varfër është tepër i çmuar. Sipas Tan Yeming, sekretari i përgjithshëm i distriktit të varfër Xing Shan, ndër 180 mijë banorët, 25.7 mijë janë të varfër, mbi 30% e të cilëve bien në varfëri për shkak të sëmundjeve. Në këtë distrikt, janë zbatuar sistemi i sigurimeve shëndetësore dhe politika e garancisë për sëmundjet serioze, të cilat kanë ulur barrën e rëndë shëndetësore të banorëve lokalë. Por shumë banorë të varfër kanë vështirësi të madhe kur përballen me sëmundje serioze. Zv.drejtori i Zyrës së Zbutjes së Varfërisë dhe të Zhvillimit të Bashkisë së Qytetit Yi Chang, Chen Weiwei u shpreh se ekziston vështirësia e madhe për shpëtimin e të varfërve, të cilët bien në varfëri për shkak të sëmundjes.

(sinkron 2, Chen Weiwei)

"Ekziston vështirësi relativisht e lartë për zbutjen e situatës tek disa të varfër, kryesisht për ata që bien në varfëri për shkak të sëmundjes. Është shumë e vështirë ndihma ndaj tyre për daljen nga varfëria, në krahasim me ata që janë shëndetshëm apo të tjerët të aftë për punë."

Si rezultat, qysh nga 1 janari i këtij viti, në distriktin Xing Shan është zbatuar sistemi i sigurimit shëndetësor plotësues për zbutjen e varfërisë. Qeveria ka ofruar një fond për parandalimin e fenomenit të rënies në varfëri për shkak të sëmundjes. Pas zbatimit të kësaj politike shumë banorë kanë gëzuar këtë politikë të favorshme. Punonjësi i klinikës publike të Shëndetit të Distriktit Xing Shan Li Jiner na tregon se...

(sinkron 3 Li Jiner)

"Këtë vit, 301 banorët e favorizuar nga "5 garancitë" gëzuan trajtimin afatgjatë mjekësor në spital, shërbim falas, pra ata nuk paguan asgjë për këto shërbime."

Pas zbatimit të sistemit të zbutjes së varfërisë në distriktin Xing Shan, Bashkia e distriktit bleu me fonde financiare sigurimet mjekësore nga kompania e sigurimit, e cila do të përgjigjet për zbatimin konkret të sistemit plotues të sigurimit shëndetësor, duke garantuar shpenzimet mjekësore për të gjithë banorët e distriktit. Sipas Li Jiner, banorët që marrin pjesë në këtë sistem sigurimi paguajnë në maksimum 12 mijë juanë:

(sinkron 4 Li Jiner)

"Qytetarët do të rimbursohen për të gjitha shpenzimet shëndetësore brenda sigurimit që kalojnë 12 mijë juanë. Për të varfërit do të rimbursohen në 90% edhe për shpenzimet mjekësore nën 12 mijë. Për fshatarët e përfshirë në 5 garancitë apo të tjerët si jetimë apo ata me probleme të mëdha shëndetësore do të rimbursohen në 100% për shpenzimet mjekësore brenda skemës së sigurimeve shëndetësore."

Në vitin 2011, të ardhurat e buxhetit publik në distriktit Xing Shan arritën 300 mijë juanë; deri në vitin 2015, të ardhurat u mbi trefishuan në 950 mijë juanë. Fondet financiare për sigurimet plotësuese ndaj ndihmës mjekësore zënë vetëm 1% të shpenzimeve të përgjithshme financiare. Të ardhurat e buxhetit publik mund të mbulojnë plotësisht këto shpenzime. Në tremujorin e parë të këtij viti, 5652 banorët e këtij distrikti morën ndihmën mjekësore me një vlerë prej 17 milionë 148 mijë juanësh. Personat që pranuan ndihmë mjekësore, paguajnë 34% të shpenzimeve. Para zbatimit të sistemit të ri, ata u ngarkuan me 47% të shpenzimeve mjekësore.

Përveç reformës së sistemit të ndihmës mjekësore ndaj banorëve më të varfër, Bashkia e Xing Shan nisi të punojë për zgjidhjen e procedurave të ndërlikuara të rimbursimit. Autoritetet e Shëndetit në këtë distrikt, Zyra e Administrimit të Bashkëpunimeve Mjekësore dhe kompanitë e sigurimit vendosin një zyrë të përbashkët pune në spitalet e mbuluara nga skema e sigurimeve. Pas daljes nga spitali, pacientët mund të paguajnë vetëm shpenzimet e ngarkuara nga veta në këtë zyrë. Plaku Xiang Changxi tha me gëzim të madh:

(sinkron 5, Xiang Changxi)

"Tani të gjitha shërbimet i mbulon vetëm një zyre. Në të kaluarën duhet të prisnim në radhë për një kohë të gjatë, duhej kërkuar ndihmë nga përgjegjësi. Tani, efikasiteti i punës është përmirësuar shumë. Është e panevojshme që të presim për një kohë të gjatë. Politika e tanishme është shumë e mirë."

Edhe sot vijon ende puna e krijimit të një skeme të përshtatshme sigurimi mjekësor për të varfërit. Përvoja e punës së shkëlqyer në rajonet e ndryshme po përhapet në mënyrë të pandërprerë tek zonat e tjera. Besojmë se në të ardhmen, do të zgjidhen gradualisht problemi i "varfërisë së shkaktuar nga sëmundjet". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore