Edukata seksuale, detyrë e pashmangshme e prindërve

2016-09-08 19:23:00 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse çdo fëmijë do të rritet me ngrohtësi dhe dashuri të mjaftueshme që nga koha e lindjes, atëherë ai do të ketë më shumë siguri në jetë dhe më shumë besim ndaj të tjerëve. Qysh nga lindja e fëmijës, prindërit ndikojnë tek emocionet, fjalët, qëndrimet në shumë mënyra tek fëmija, përfshi dhe fushën seksuale, pavarësisht në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme.

Përveç kësaj, emri i fëmijës, rrobat, lodrat, metodat e komunikimit, aktivitetet dhe tema e bisedimeve mund të pasqyrojnë qëndrimet e prindërve për edukatën seksuale.

Prindërit duhet t'i parapërgatisin fëmijët për pyetje të ndryshme që ata mund të kenë mbi seksin. Është detyrë e prindit të japë përgjigje të sinqerta fëmijëve. Nëse prindërit dëshirojnë që të komunikojnë në harmoni me fëmijët në adoleshencën e tyre, duhet të nisin punët përgatitore për pyetjet e fëmijës mbi seksin. Për fëmijët, ky është një moment historik që paraqesin këtë problem. Nëse fëmijët mund ta marrin përgjigje të sinqerta nga prindërit, ata do të kenë më shumë lumturi në të ardhmen.

Gjatë edukatës seksuale ndaj fëmijës, babai dhe nëna ngarkohen me detyra të barbarta. Të dy duhet të bashkëpunojnë për të edukuar sa më mirë fëmijët e tyre. Babai dhe nëna mund të bisedojnë tema seksuale me djalin dhe vajzën. Nëse të dyja marrin pjesë njëkohësisht në këtë proces, fëmijët do të favorizohen më shumë.

Për fëmijët në shkollën fillore, duhet t'iu tregojnë diferencat e gjinisë dhe barazinë gjinore. Duhet t'u mësojnë si të njohin dhe ta mbrojnë trupin e tyre. Duhet t'u tregojnë njohuri të nevojshme mbi shëndetin, sëmundjet, sëmundjet ngjitëse seksuale, SIDA-n dhe kontraceptivët. Në fakt, këto tema mund të zhvillohen brenda familjes dhe do të luajnë një rol shumë të madh gjatë gjithë jetës së fëmijës.

Kohët e fundit, mediet kineze kanë publikuar raporte mbi abuzimet seksuale ndaj fëmijëve. Më shumë prindër kinezë kanë kuptuar thellësisht rëndësinë e njohjes së edukatës seksuale nga fëmijët. Në disa raste abuzimesh seksuale, fëmijët nuk kanë guxim t'u tregojnë prindërve të tyre apo të kërkojnë ndihmë nga të tjerët. Disa fëmijë nuk e kuptojnë çfarë u ka ndodhur, kur ata pësojnë abuzim seksual. Prandaj, prindërit e fëmijës duhet t'i tregojnë fëmijës ku janë pjesët e trupit që nuk duhet të preken nga të tjerët.

Cilat janë veprimet konkrete të nevojshme të prindërve?

Hapi i parë, i tregojnë fëmijës emrat shkencore dhe funksionet e organeve seksuale

Shumë prindërit dhe mësues mund të kenë ndrojtje për të diskutuar drejtësisht mbi emrat e organeve seksuale dhe përdorin disa emra zëvendësuese të tyre. Por, është mirë që fëmijët të mësojnë edhe emrat shkencore të organeve seksuale si penis, vaginë. Duhet t'u tregojnë fëmijëve çfarë funksionesh kanë këto organe seksuale që moshë të vogël. Më vonë, ato mund të kuptojnë që të duhet të mbrojnë këto organe.

Hapi i dytë, vendosja e qëndrimeve të shëndetshme të fëmijës ndaj sekit

Në edukatën seksuale propozojmë barazinë gjinore. Çdo djalë dhe vajza ka të drejtat e përzgjedhjes. Duhet të kuptojmë diferencat individuale. Çdo persona ka vlerat e tij dhe duhet të respektohet. Diferencat individuale nuk duhet të bëhen shkak për ofendime. Të gjithë fëmijë duhet të njohin të drejtat seksuale të lindura individuale. Seksi është një nevojë e jetës dhe jo tabu. Çdokush ka të drejtë dhe përgjegjësi për trupine vet.

Hapi i tretë, tregojini fëmijës veprimet e drejta dhe të sigurta

Kur fëmijët marrin njohurinë e drejtë seksuale dhe kanë qëndrimet e shëndetshme, ata do të kuptojnë se organet seksuale janë pjesë private e trupit, që nuk mund të preken nga të tjerët dhe anasjelltas.

Edukata e shëndetshme seksuale në Holandë

Në vende të ndryshme merren masa të ndryshme për edukatën seksuale dhe kjo varet nga kultura, historia, sistemin politik dhe besimi fetar i një vendi.

Holanda është një ndër vendet me edukatën më të suksesshme seksuale.

Në Holandë, edukatoret e kopshtit kuptojnë fazat e zhvillimit seksual të fëmijëve duke i mirëtrajtuar veprimet e fëmijës mbi seksin, duke ruajtur një qëndrim dhe respekt të barbartë ndaj fëmijëve. Në disa kopshte fëmijësh, mund të zhvillohet edukata seksuale.

Më vonë edukata seksuale është e detyrueshme për të gjithë fëmijët. Në klasë, nxënësit inkurajohen që të parashtrojnë probleme të ndryshme mbi seksin, mësuesit do të përgjigjen dhe do të diskutojnë së bashku me nxënësit.

Në familje, seksi është temë që mund të diskutohet hapur. Prindërit kanë detyrë të përgjigjen për problemet seksuale të paraqitura nga fëmijët.

Në televizion, ka shumë programe mbi edukatën seksuale ndaj fëmijëve në adoleshencë. Të rinjtë ftohen në programe për folur mbi problemet personale.

Shërbimet e shëndetit seksual janë shumë të përhapura në zonat urbane dhe ato kanë shtuar përqindjen e përdorimit të prezervativëve dhe kanë ulur përqindjen e shtatzënive të padëshiruara dhe kanë ulur ndjeshëm numrin e partnerëve seksual. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore