| 2016-07-15 15:03:23 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kohët e fundit, platforma e internetit për transmetime live është shumë e preferuar në Kinë. Personazhet që marrin pjesë në Reality Show përmes kësaj platforme kanë vëmendjen e spektatorit. Po përse na pëlqejnë "Reality Show"-t?

Nga pikëpamja e psikologjisë sociale, programet "Reality Show" plotësojnë kërkesat psikologjike të spektatorit. Çdo person është disi kurioz të dijë rreth jetës private të të tjerëve. Kjo dëshirë e fshehur personale për të ditur më shumë informacione private rreth të tjerëve u sjell kënaqësi të madhe psikologjike shumë njerëzve. "Reality Show"-t e sotme na kanë ofruar mundësinë e njohjes më mirë të disa njerëzve të famshëm ose jo të cilët tregojnë gjëra të paditura më parë nga publiku.
Megjithatë në disa "Reality Show" mund të transmetohen imazhe të marra nga paparacët, të cilët mund të shfaqin çdo moment privat të jetës reale të yjeve, si ngrënia, gjumi etj, me anë të këtyre imazheve shuhet dhe kurioziteti i spektatorit.
Sipas studimeve personat që pëqejnë "Reality Show"-t kanë disa karakteristika të njëjta:

Së pari, personat që pëlqejnë shoqërizimin me të tjerët. Programet "Reality Show" mund të bëhen shpesh temë diskutimi në jetën e përditshme. Shikimi i programeve dhe bisedave mbi to janë metoda të mira komunikimi me miqtë.
Së dyti, personat që dëshirojnë të tërheqin vëmendjen e të tjerëve dhe synojnë statusin shoqëror pëlqejnë shumë "Reality Show".
Shfaqja e aktiviteteve normale të jetës së yjeve ose të personave të njohur, ngushton distancën mes tyre dhe spektatorit, i cili përjeton një kënaqësi psikologjike pasi zbulon se yjet nuk janë aq perfektë sa duken.
Në syrin e spektatorit defektet apo dobësitë e vipave i bëjnë që të ndihen më mirë.
Së treti, personat që kanë një ndjenjë të forët për hakmarrje pëlqejnë programet "Reality Show". Në shumë "Reality Show" ka plote, mosmarrëveshjet, zemërime ose konkurrencë dhe të gjitha këto tërheqin tërheqin vëmendjen e këtyre personave. Në të kundërt, personat e tjerë nuk kanë shumë interes për të të tilla pragrame.
Së katërti, ekziston një opinion shoqëror që thotë se vetëm personat me inteligjencë të ulët pëlqejnë "Reality Show". Por, nga statistikat ka rezultuar se se ky përfundim nuk ka baza. Nuk ka baza që të vërtetojnë për kufirin e inteligjencës mes personave që pëlqejnë ose jo "Reality Show". Ka po ashtu mendime se individët që shohin "Reality Show" janë dembelë edhe ky opinion nuk ka baza.
Shumë komentatorë thonë se niveli apo cilësia e programeve "Reality Show" është e pagarantuar dhe ato bëhen shumë të rëndomta me qëllimin e vetëm të tërheqjes së vëmendjes së spektatorëve. Por spektatorët i zgjedhin me vetëdije këto programe dhe sipas shumëicës shihet si një ndjenjë e fshehur për të ditur për jetën personale të të tjerëve. Nëse doni të zbuloni kërkesat e brendshme psikologjike, mund të pyesni veten përse i pëlqeni këto programet gjatë procesit të shikimit të tyre. Kjo është një metodë efektive për të zbuluar sekretet tona të fshehura në pavetëdije.

(Xu Guang)
