Oriz i skuqur me mish viçi

2016-03-29 16:01:17 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit

4 tasa të vegjël pilaf

3 lugë vaj gatimi

2 vezë të rrahura

1 karotë mesatare

1 qepë të vogël

2 qepë të njoma

1 lugë xhenxhefil të grirë

1 lugë gjelle salcë soje

1 thelbi hudhër të grirë hollë

Pak kripë

100 gramë mish viçi

1 lugë niseshte

1 lugë salcë soje

Metoda e gatimit

Marinoni mishin e viçit në një tas të vogël. Përziejeni mirë derisa salca të jetë përthithur mire nga mishi. Lëreni mënjanë për 10-15 minuta.

Nxehni vajin në temperaturë mesatare në një tigan dhe më pas hidhni vezët e rrahura dhe lërini të skuqen për 15-20 sekonda. Hiqni nga zjarri dhe lëreni vajin në tiganin me bazë të thellë.

Shtoni hudhër, xhenxhefil dhe skuqini për 30 sekonda. Hidhni mishin dhe jepini një të skuqur të shpejtë derisa mishit ë ndryshojë ngjyrën, dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Shtoni karotat e grira hollë dhe qepën e kuqe dhe skuqini derisa të zbuten. Shtoni orizin, mishin e viçit dhe vezët e rrahura. Në fund hidhini salcën e sojës dhe kripën dhe përziejini mirë.

Më pas hidhini qepën e njomë dhe skuqini për pak sekonda. Shërbejeni të ngrohtë!

Mrekulli
Lajmet Kryesore