Makarona me mish qengji (Ding Ding Chao Mian)

2016-03-18 11:35:16 CRI Komenti juaj Printoni

Ding Ding Chao Mian (丁丁炒面) është një gatim shumë i njohur i Rajonit të Xinjiang-ut. Ushqimet e këtij rajoni janë tepër të përhapura dhe të preferuara në Pekin.

Përbërësit:

400 gr makarona

200 gramë mish qengji i grirë

2 lugë verë orizi

1/4 piper të zi

Pak kripë

1 lugë niseshe

Për salcën

1/2 gotë salcë domatesh

2 lugë salcë soje

1 lugë sheqer

1/4 lugë çaji kripë

2 lugë vaj

1/2 qepë të grirë

4 thelpinj hudhër të grirë hollë

2 copa xhenxhefil të grirë hollë

1 domate të grirë

Ndërkohë që bëhen makaronat përgatisni salcën

-Përzieni salcën e domates, salcën e sojës, uthullën, sheqerin dhe kripën në një tas të vogël dhe lërini mënjanë.

- Nxehni vajin dhe më pas shtojini qepë, hudhër dhe xhenxhefil.

- Gatuajini derisa qepa të marrë ngjyrë të artë, 2 deri 3 minuta.

 

- Përdorni një lugë druri për ta kavardisur, më pas shtoni mishin e qengjit dhe gatujeni së bashku me qepën.

- Pasi të jetë bërë mishi hidhini përzierjen e salcës së domates dhe miksojini të gjitha bashkë.

- Hidhini makaronat e gatuara dhe të kulluara dhe përziejini të gjitha bashkë. Rregulloni shije me erëza.

-Hidhini në një pjatë dhe shërbejeni menjëherë

Mrekulli
Lajmet Kryesore