2016-03-10 14:56:49 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Pula Bang bang është një gatim i famshëm nga Sichuani.
Koha e përgatitjes- 5 minuta
Koha e gatimit ----20 minuta
Përbërësit
3 kofsha pule
3 qepë të njoma
Pak spec djegës
4 thelpinj hudhër
2 feta të vogla xhenxhefili
Salca:
2 lugë salcë soje
1 lugë vaj susami
1 lugë vaj djegës
1 lugë caji sheqer
1/2 lugë kripë
1 spec të kuq të prerë në feta
1/2 majdanoz i grirë
Gjysmë qepë
Përgatitja:
Hidhni kofshat e pulës, qepën jeshile, specin djegës, hudhrën dhe xhenxhefilin në një tenxhere me madhësi mesatare.
Shtoni ujë derisa të mbulohen përbërësit.
Lërini derisa të jetë gatuar pula për rreth 20 minuta, hiqeni dhe lëreni mënjanë. Përzieni salcë soje, vaj susami, vaj djegës, sheqerin dhe kripën në një tas të vogël.
Kur të jenë ftohur kofshat e pulës ndani mishin nga kockat.
Përpara se ta shërbeni, lyejeni mishin e pulës me piper, hidhini sipër majdanozin dhe qepën. Hidhini salcën dhe përziejini mirë të gjitha.