Supë me kërpudha

2016-01-26 15:18:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kjo supë është shumë popullore në Kinë si në restorantet brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka një shije që të hap oreksin dhe përmban shumë perime si dhe mish e vezë. Në dimër kjo supë është zgjidhja më e mirë.

Përbërësit

100 gramë mish derri

2 lugë verë orizi

Pak kripë

4 lugë niseshte

2 lugë uthull orizi

1 lugë piper

1 domate të prerë në copa

1/2 gotë majdanoz

1 gotë me tofu të prerë në kubikë

1 gotë me kërpudha shiitake

1 lugë salcë të lehtë soje

1 vezë të rrahur

1 lugë vaj susami

Përgatitja

-Shtoni mishin e derrit, verën dhe pak kripë në një tas dhe përziejini mire me duar. Më pas shtoni një lugë niseshte dhe përziejini përsëri, deria të jetë mbuluar mishi I derrit. Marinojini për 15 minuta.

-Shtoni uthullën e mollës dhe piperin në një tas dhe përziejini mirë së bashku e lërini mënjanë.

-Shtoni 1.2 litra ujë në një tenxhere dhe ngroheni në temperaturë mesatare. Shtoni domatet, kërpudhat dhe tofu-në në në tenxhere dhe lerini të ziejnë. Uleni temperaturën, shtoni salcën e sojës dhe lëreni të ziejë për 5 minuta.

Miksoni pjesën tjetër të niseshtesë me 2 lugë ujë në një tas dhe përziejini derisa ajo të jetë tretur plotësisht. Hidheni përzierjen e ujit me niseshtenë në supë gradualisht dhe përziejini9 mirë. Supa duhet të jetë e trashë.

-Shtoni më pas mishin e derrit, duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni pak kripë. Hidhni gradualisht vezën e rrahur dhe përziejini mirë, duhet që veza të tretet mirë dhe jo e mpiksur.

-Më pas hidhini përzierjen e uthullës me piperin dhe përziejini mirë si dhe hiqeni nga zjari menjëherë.

-Shtoni majdanoz dhe vaj susami në fund dhe përzijini së bashku.

Shërbejeni të ngrohtë!

Mrekulli
Lajmet Kryesore