2016-01-18 14:15:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Boronica ul me 60% riskun nga UTI
Sipas Universitetit Rutgers të New Jersey-t, konsumi i një gote boronicë çdo ditë ul me 60% riskun për infeksion në traktin urinar.
Kjo pasi boronica përmban një kimikat të quajtur tannins që mban nën kontroll problemin që shkakton bakterie në fshikëzën e urinës.
Nëse keni djegie gjatë urinimit, ndoshta është infektuar fshikëza e urinës. Këto infeksone quhen gjithashtu infeksione të traktit urinar që shkaktojnë bakterie të cilat rriten në fshikëz ose kanalin urinar. Këto infeksione mund të jenë tepër serioze dhe shqetësuese
Çfarë të bëni në këto raste
-Konsumoni më tepër ujë
Shtoni sasinë e ujit që konsumoni. Lëngjet ju ndihmojnë për të larguar bakteriet nga fshikëza.
Lëngu i boronicës së kuqe
Ka kohë që diskutohet se lëngu i boronicës së kuqe ndihmon kundër infeksioneve të fshikëzës. Ky lëng ju ndihmon të pastroni bakteriet nga rrugët urinare
Probiotikët
Probiotikët janë bakterie të mira që ndihmojnë në luftimin e bakterieve të këqija që shkaktojnë UTI, thotë Kandis Rivers, urolog në Spitalin Henry Ford në Detroit.
Sodë Buke
Nëse keni dhimbje apo djegie gjatë urinimit konsumoni një lugë kafeje sodë buke me ujë.
Reduktoni përdorimin e ngacmuesve
Kafeina, alkooli, ushqimi pikant, nikotina, pijet me gaz dhe ëmbëlsuesit artificialë mund të irritojnë fshikëzën e urinës dhe ta bëjnë akoma më të vështirë për ta shëruar. Përqëndrohuni tek ushqimet e shëndetshme, si karbohidrate me nivel të lartë fibrash dhe yndyrna të shëndetshme si avocado apo vaji i ullirit që ju ndihmojnë për tretjen.
Uthull molle
Ata që vuajnë nga UTI mund të përdorin uthullën e mollës si antiobiotik natyral për trajtimin e infeksionit.