Ku po e çojnë popullin politikanët amerikanë?

2020-07-06 19:36:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:人民---[rén mín]---Popull

4 korriku është Dita e Pavarësisë e ShBA-së. Por, para kësaj dite, numri i infeksioneve të reja ditore nga COVID-19 në ShBA ishte mbi 50 mijë për tre ditë radhazi. Ndërkohë, po atë ditë vijuan protestat kundër diskriminimit racial dhe brutalitetit policor në zbatimin e ligjit. Lidhur me këtë, disa media amerikane vunë në dukje se dukuri të tilla nuk mund të ndahen nga politikat e qeverisë amerikane. Ndërsa disa përdorues interneti i quajtën politikanë si Mike Pompeo "drejtues makine në gjumë". Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment, ku shtron pyetjen se ku po e çojnë popullin dhe vendin e tyre politikanët amerikanë.

Sipas komentit, Pompeo nuk ka dhënë asnjë kontribut konkret për sa i përket trajtimit të situatës epidemike dhe diskriminimit racial. Kurse në marrëdhëniet e jashtme, ai është bërë një "përsëritës" i gënjeshtrave dhe klisheve për interesat e veta politike. Ditët e fundit, ai e drejtoi përsëri gishtin e akuzës mbi partinë në pushtet në Kinë, duke kërkuar të provokojë marrëdhëniet e saj me popullin dhe duke akuzuar se Kina është "kërcënim" i botës. "Këto veprime keqdashëse jo vetëm pasqyrojnë mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe antikomuniste të tij, por edhe shqetësimet dhe sikletin e autoriteteve të tanishme amerikane", thuhet në koment.

Si partia më e madhe në pushtet në botë, PKK-ja ka përfaqësuar dhe mbrojtur e palëkundur interesat e popullit kinez që prej krijimit të saj para gati 100 vjetëve, thuhet në vijim në komentin e CMG-së. Gjatë përballimit të epidemisë së COVID-19, PKK-ja ka mobilizuar të gjitha forcat për të shpëtuar çdo banor, të pasur apo të varfër, të moshuar mbi 100 vjeç apo foshnjë të sapolindur vetëm 30-orëshe. Me veprimet konkrete, PKK-ja ka vërtetuar përsëri konceptin e "vënies së popullit në qendër".

Sipas një raporti të publikuar në mars nga një ndër kompanitë prestigjoze botërore të konsultimeve, "Edelman", 90% e të intervistuarve kinezë besojnë te qeveria e tyre, duke zënë vendin e parë për tre vjet në radhë në përmasë globale. Ndërsa një raport i publikuar në maj nga kompania e pavarur singaporase e sondazheve "Black Research" tregon se qytetarët kinezë ishin më të kënaqurit për betejën e vendit kundër epidemisë ndër të gjithë pjesëmarrësit nga vende e rajone të ndryshme të botës. Ndërkohë, në një sondazh të zhvilluar në qershor nga kompania gjermane "Dalia Research", 92% e të intervistuarve në 53 vende e rajone të botës ishin të mendimit se Kina ka pasur një paraqitje më të mirë se ShBA-ja në përballimin e epidemisë.

"Para rezultateve të një sërë sondazhesh, çfarë mund të thonë politikanë si Mike Pompeo? Ku qëndron baza e kritikave të tyre kundër qeverisë kineze? Provokimi i tyre mbi marrëdhëniet midis PKK-së dhe popullit kinez është provokim ndaj 1.4 miliardë kinezëve dhe do të dështojë me siguri. Para rritjes së numrit të infeksioneve dhe të viktimave nga epidemia në ShBA, duam ta pyesim Mike Pompeon nëse i ka kushtuar rëndësi jetës së popullit amerikan", thuhet në komentin e CMG-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore