Samiti, Kina rithekson mbështetjen ndaj Afrikës

2020-06-18 17:54:28 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:峰会---[fēng huì]---Samit

Në orën tetë të mbrëmjes së të mërkurës, presidenti kinez Xi Jinping drejtoi një samit të veçantë. Kjo është hera e tretë që ai merr pjesë në një mbledhje ndërkombëtare shumëpalëshe pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19. Para ngjarjes më të rëndë të shëndetit publik global pas Luftës së Dytë Botërore, lideri kinez dhe liderët afrikanë u mblodhën për përballjen e virusit.

Samiti i veçantë u inicua bashkërisht nga Kina, Afrika e Jugut, vendi kryetar i radhës i Lidhjes së Vendeve Afrikane, dhe Senegali, vendi kryetar i radhës i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë.

Përveç liderëve të vendeve përkatëse, në videokonferencë ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Gebreyesus.

Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping ritheksoi në fjalimin e rastit se, pavarësisht ndryshimeve në arenën ndërkombëtare, Kina është e palëkundur në forcimin e bashkëpunimit me vendet afrikane.

Në samitin e posaçëm Kina dhe Afrika dërguan një zë solidariteti. Presidenti kinez vuri në dukje se solidariteti dhe bashkëpunimi janë armët më të fuqishme antiepidemike. "Ne kundërshtojmë politizimin e epidemisë, stigmatizmin lidhur me virusin, diskriminimin racial e paragjykimet ideologjike dhe mbështesim me vendosmëri drejtësinë ndërkombëtare", tha ai. Ndërsa në deklaratën e përbashkët të publikuar në samit, pala afrikane shprehu përkrahje ndaj qëndrimit të Pekinit në çështjet e Tajvanit e të Hong- Kongut, si edhe përpjekjeve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong.

Para detyrave të përbashkëta, si kontrolli i epidemisë, stabilizimi i ekonomisë dhe garantimi i mirëqenies publike, Xi Jinping-u u shpreh në samit se, për të përballuar ndikimet e sjella nga epidemia, duhet të forcohet ndërtimi i "Një brez, një rrugë" dhe të shpejtohet vënia në jetë e rezultateve të arritura në Samitin e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, duke marrë më shumë masa preferenciale në fushat e shëndetësisë, higjienës, rifillimit të prodhimit dhe shtimit të mirëqenies së masave popullore.

Kina është vendi më i madh në zhvillim, ndërsa Afrika është kontinenti me numrin më të madh të vendeve në zhvillim. Nga 10 plane bashkëpunimi të vitit 2015 deri në tetë veprime të deklaruara në vitin 2018, këto nisma të Kinës synojnë zhvillimin dhe lulëzimin e Afrikës.

Në fjalim, presidenti kinez theksoi se Kina do të vazhdojë të përkrahë betejën e vendeve afrikane kundër epidemisë, duke ofruar ndihma materiale, duke dërguar ekipe mjekësore dhe duke ndihmuar në blerjen e materialeve mjekësore. Sipas tij, Kina do të nisë së shpejti ndërtimin e selisë së Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të Afrikës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore