2020-05-27 15:23:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:兼容性---[jiān róng xìng]---Pajtueshmëri
Kina është ende në rrugën e Reformës e Hapjes dhe një nga gurët kilometrikë në këtë proces është projekti i Kodit Civil, që po shqyrtohet nga 2900 ligjvënës në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Kështu shprehet Nils Bergemann, komentori nga Gjermania i Grupit Mediatik të Kinës.
Ky ligj, që emërtohet për herë të parë "kod" pas shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, ka 1260 nene dhe përfshin lëmenj të ndryshëm të jetës shoqërore. "Ai mund të krahasohet me Kodin Civil të Gjermanisë," tha Bergemann-i.
Kodi ndahet në shtatë pjesë, si parimet e përgjithshme, të drejtat e pronësisë, kontratat, të drejtat e personalitetit, martesa e familja, trashëgimia dhe përgjegjësia e shkeljes së të drejtave. Ndër to, të drejtat e personalitetit përbëjnë një kapitull më vete, gjë që tregon se dinjiteti, privatësia dhe të drejtat e të dhënat personale duhet të mbrohen në mënyrë të saktë. Në këtë projekt të kodit përfshihen edhe kontrata elektronike dhe krimet në internet, gjë që pasqyron pajtueshmërinë e këtij kodi me kohën.
"Gjatë dekadave të Reformës e Hapjes, përparimi i Kinës në fushën e legjislacionit është mbresëlënës," shkruan Bergemann. Ai merr si shembull Kodin Civil, gjatë hartimit të të cilit janë thithur rezultatet e fundit të studimeve juridike dhe janë integruar shumë përvoja praktike, duke marrë parasysh mbi 100 milionë vërejtje e propozime nga 420 mijë kinezë.
"Kjo është e domosdoshme, sepse publiku është qendra e Kodit Civil dhe objekti i mbrojtur nga ligji", komenton Bergemann. "Kodi Civil do të plotësojë kërkesat e masave për garanci juridike."
Pajtueshmëria me jetën, pajtueshmëria me publikun dhe pajtueshmëria me praktikën, këto karakteristika të Kodit Civil mishërohen jo vetëm në nenet lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe të pronësisë virtuale në internet, por edhe në nenet për ndalimin e fajdesë dhe për mbrojtjen e mjedisit. Edhe "parimi i gjelbër", të cilit i kushton rëndësi të madhe presidenti Xi, përfshihet në Kod.
Me këtë Kod Civil, Kina do të ketë më shumë pajtueshmëri edhe me vendet e tjera dhe kjo do të jetë shumë tërheqëse për investitorët e huaj.
Kodi Civil i Kinës tregon se Kina është mbrojtëse e besueshme e interesave të popullit dhe pajtueshmëria e saj shtohet dita- ditës, komentoi zoti Bergemann. (Wang Lei)