CMG-ja: Politikanët amerikanë orvaten të vënë në zotërim vaksinën

2020-05-18 17:24:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:疫苗---[yì miáo]---Vaksinë

Në rastin e zhvillimit të Asamblesë së 73-të Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 140 politikanë dhe ekspertë, përfshirë presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, kryeministrin pakistanez Imran Khan dhe ish-kryeministrin britanik Gordon Brown publikuan një letër të hapur, duke bërë thirrje që, pas krijimit të vaksinës së koronavirusit të ri, ajo nuk duhet të ketë të drejta patente, duhet të jetë e lirë për përdorim në të gjithë botën dhe nuk duhet të lihen pas dore vendet e varfra.

Në një koment të vetin CMG-ja vëren se kjo letër e hapur e rrallë u dërgua në sfondin kur drejtuesit e gjigantit farmaceutik francez "Sanofi" thanë ditët e fundit se, për shkak se ShBA-ja ka ofruar fondet më të mëdha për zhvillimin e vaksinës së koronavirusit të ri, ajo duhet të ketë përparësi në marrjen dhe përdorimin e vaksinës. Kjo deklaratë shkaktoi zhurmë në opinionin publik ndërkombëtar. Nën presionin e qeverisë franceze dhe bashkësisë ndërkombëtare, kompania farmaceutike në fund e ndryshoi mendimin, duke thënë se ShBA-ja ka përparësi vetëm për vaksinat e prodhuara në territorin e saj, ndërsa lidhur me vaksinat e prodhuara në Francë e Evropë nuk do t'i jepet përparësi.

Natyrisht, historia që e solli këtë zhurmë nuk është e thjeshtë. Superfuqia e vetme në botë i zgjati përsëri duart e saj në hulumtimin dhe prodhimin global të vaksinave dhe ekspozoi ambiciet për të zotëruar vaksinën, duke shkaktuar zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Në mars të këtij viti, media njoftoi se qeveria amerikane u orvat të blejë teknologjinë e zhvillimit të vaksinave të një kompanie gjermane të bioteknologjisë me 1 miliard dollarë, teknologji që mund të përdorej vetëm në ShBA. Sapo u zbulua ky lajm, ShBA-ja u dënua nga mbarë bota. Qarqet politike gjermane gjithashtu e akuzuan ShBA-në se "tregoi para botës fytyrën e shëmtuar të Uashingtonit ".

Ekzistojnë edhe dyshime të tjera. Të premten udhëheqësi amerikan tha se ShBA-ja ka filluar më 11 janar të zhvillojë vaksinën e koronavirusit të ri dhe shpreson ta ketë në dispozicion në fund të vitit. Pas mbajtjes së këtij fjalimi, tërhoqi vëmendjen e njerëzve data "11 janar", e cila ishte dy muaj më herët sesa mesi i marsit, koha kur lideri amerikan njoftoi se vendi kishte hyrë në "situatën emergjente" për shkak të shpërthimit të epidemisë. "A mos vallë qeveria amerikane e shpërfill parandalimin dhe kontrollin e epidemisë për të zotëruar tregun e vaksinës në mbarë botën?", pyet CMG në koment.

Por në anën tjetër, në një konferencë ndërkombëtare të iniciuar nga BE-ja lidhur me përballimin e epidemisë së koronavirusit të ri, palët e ndryshme dhuruan 7.4 miliardë euro për të promovuar studimin, prodhimin dhe ndarjen e barabartë të vaksinave. Por ShBA-ja, që e quan veten si lidere e botës, nuk ofroi asgjë. Sipas palës zyrtare amerikane, qeveria amerikane po investon miliarda dollarë në punën e vet të studimit. Kjo u kritikua nga gazeta "New York Times" si një përpjekje e ShBA-së që të luftojë e vetme.

Mund të shikojmë se, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, nga plaçkitja publike e materialeve kundër epidemisë, deri te ndalimi i fondeve për OBSh-në dhe orvatja e kontrollit të studimit të vaksinës, një pjesë e politikanëve egoistë amerikanë janë bërë pengesë e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër epidemisë. Richard Houghton, kryeredaktor i revistës së famshme mjekësore "The Lancet", i kritikoi veprimet e ShBA-së si "një krim dhe tradhti ndaj tërë njerëzimit". Disa vëzhgues perëndimorë gjithashtu kanë shprehur kritika të ashpra, se me egoizmin ekstrem dhe politikat e njëanshme që ndjek, qeveria amerikane po i hap varrin vetes.

Në fund të komentit të CMG-së thuhet se politikanët egoistë nuk kanë miq në rrugën e tyre pa krye. Përballë krizës publike globale, një pjesë e politikanëve amerikanë kanë shfaqur egoizmin e tyre para bashkësisë ndërkombëtare, gjë që do të shkaktojë izolimin e tyre dhe do të bëjë që ata t'i hapin varrin vetes. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore