"Nature" publikon rezultatet e hulumtimit të ekipit ndërkombëtar për epideminë e COVID-19

2020-05-08 21:25:46 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:窗口---[chuāng kǒu]---Dritare

Revista akademike ndërkombëtare me autoritet "Nature" publikoi të hënën në uebsajtin e vet një studim nga një ekip hulumtues ndërkombëtar, me studiues nga Britania, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Studimi zbuloi përmes modelimit se tre ndërhyrjet kryesore jofarmaceutike të përdorura në Kinë, jo vetëm që bllokuan zhvillimin e epidemisë së re të COVID-19, por edhe krijuan një të ashtuquajtur "dritare kohore" për botën. Në këtë studim vihet në dukje se, pa ka një ndërhyrje të fortë jofarmaceutike, numri i rasteve të COVID-19 në Kinë do të rritej 67 herë.

Ky punim është botuar në uebsajtin e "Nature" në formën e "paraqitjes paraprake të përshpejtuar të artikullit ". Sipas praktikës së zakonshme, rezultatet e rëndësishme të hulumtimeve me ndikim, "Nature" i boton në uebsajtin e vet në internet në formën e "paraqitjes së përshpejtuar" para shtypjes së revistës, në mënyrë që lexuesit të kuptojnë më lehtë rezultatet përkatëse të kërkimit.

Hulumtimi u bë nga disa ekipe hulumtuesish, duke përfshirë ata nga Universiteti i Southampton-it, Universiteti Fudan, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e Wuhan-it, Universiteti i Harvardit dhe Universiteti "Johns Hopkins". Studiuesit përdorën epidemiologjinë dhe të dhënat anonime të veprimtarisë njerëzore për të krijuar një model kornizë që përdor rrjetet e udhëtimit të përditshëm për të simuluar shpërthimet dhe programet e ndërhyrjes në të gjithë Kinën. Modeli vlerëson se, pa një ndërhyrje jofarmaceutike, numri i rasteve të pneumonisë së koronavirusit të ri në Kinë mund të ishte 67 herë më shumë.

Në artikull vihet në dukje se, për një sëmundje të re infektive, nuk është realiste të gjesh ndërhyrje efektive me ilaçe brenda disa muajve. Burimet e tanishme të kufizuara mjekësore nuk janë në gjendje të trajtojnë të gjitha rastet. Prandaj, ndërhyrjet jofarmaceutike janë një pjesë e rëndësishme e reagimit të shëndetit publik ndaj shpërthimit. Ndërhyrjet jofarmaceutike të Kinës përfshijnë tre kategori kryesore: kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar, identifikimin e hershëm dhe izolimin e rasteve, dhe masat e distancimit shoqëror.

Modeli tregon gjithashtu se, nëse Kina do ta bënte ndërhyrjen jofarmaceutike një javë më vonë sesa e bëri, rastet mund të rriteshin tre herë më shumë, ndërsa nëse do ta bënte tre javë më vonë, rastet mund të rriteshin me 18 herë.

Gjetjet e studiuesve tregojnë se ndërhyrjet e koordinuara jofarmaceutike kanë frenuar në masë të madhe përhapjen e epidemisë së re të COVID-19 në Kinë. Zbatimi i hershëm uli në masë të madhe nivelin e shpërthimit dhe shtrirjen gjeografike. Kontrolli i fortë dhe shumëplanësh i Kinës shmangu përkeqësimin e gjendjes dhe zvogëloi shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri globalisht. Kina ofroi një dritare kohore dhe mundësi përgatitjeje për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri në pjesët e tjera të botës dhe zvogëlimin e ndikimit të epidemisë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore