CMG-ja: Dështimi i katër akuzave pa bazë të Peter Navarro-s

2020-04-28 19:07:33 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:病毒---[bìng dú]---Virus

Ditët e fundit, Peter Navarro, drejtori i Zyrës së Politikave të Tregtisë dhe të Prodhimit të Shtëpisë së Bardhë, paraqiti katër akuza pa bazë kundër Kinës si redaktor i ndonjë tabloidi mediokër. Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës bëri një koment, ku numërohen faktet për të hedhur poshtë këto akuza, duke vënë në dukje se përhapja e thënieve të tilla synon të shmangë vëmendjen e opinionit publik nga paaftësia e qeverisë amerikane në përballjen ndaj virusit.

"Virusi e ka burimin nga laboratori?"

Burimi i virusit është një gjë që kërkon studimin shkencor të ekspertëve dhe jo të konfirmohet nga persona joprofesionistë. Në mesin e shkurtit të këtij viti, 27 shkencëtarë të njohur botërorë botuan një deklaratë në revistën prestigjioze mjekësore "The Lancet", ku dënuan ashpër teorinë konspirative që "koronavirusi i ri nuk ka burim natyror". Pak kohë më parë, zëdhënësja e OBSh-së Fadela Chaib bëri të ditur në një konferencë shtypi se të gjitha dëshmitë e zotëruara vërtetojnë se koronavirusi i tij vjen nga kafshët dhe nuk është manipuluar a prodhuar artificialisht.

"Kina ka fshehur informacionet nën mbrojtjen e OBSh-së?"

Që nga 3 janari, Kina u ka raportuar në mënyrë të rregullt dhe në kohë OBSh-së, ShBA-së dhe vendeve e organizatave të tjera rajonale për situatën e përhapjes së epidemisë në vend. Më 5 janar, OBSh-ja lëshoi sinjalin e alarmit ndaj botës për ndodhjen e pneumonisë së panjohur dhe nga 7 janari, filloi t'u njoftonte zyrtarëve të shëndetit publik të vendeve të ndryshme informacionet përkatëse.

Fakti është se Uashingtoni e shpërfilli alarmin, duke humbur kohën për parandalimin e kontrollin e epidemisë. Siç raportoi "Washington Post", pasi harxhuan 70 ditë, autoritetet amerikane më në fund i kuptuan kërcënimet nga virusi.

"Kinezët e përhapin virusin në botë?"

Virusi nuk ka kufi dhe epidemia nuk dallon racë. Populli kinez, viktimë e virusit, në gojën e Navarros është "autor" i pandemisë.

Në fakt, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, Kina ka marrë masat më të rrepta dhe më të gjithanshme. Sipas modelit të të dhënave të krijuara nga OBSh-ja, masat e kontrollit të lëvizjes së njerëzve në Kinë kanë shtyrë dy deri tre javë përhapjen e virusit jashtë Kinës. Ndërsa eksperti i OBSh-së Bruce Alyward u shpreh se masat e papara nga Kina në fushën e shëndetit publik, kanë shmangur ose të paktën kanë shtyrë ndodhjen e qindra mijë infeksione.

Ndërsa fjalët raciste kanë acaruar ndarjen shoqërore në ShBA. Sipas të dhënave statistikore, që nga shkurti, u regjistruan mbi 105 ankesa për diskriminim kundër shtetasve amerikanë me prejardhje aziatike, shifër kjo që vjet ishte vetëm 5.

"Kina rezervoi pajisjet e mbrojtjes mjekësore për të marrë fitime të larta?"

Që nga shpërthimi i virusit në botë, Kina, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndihmave humanitare, ka bërë shumë përpjekje për të frenuar virusin.

Në të njëtën kohë, me ngritjen e rrezikshmërisë së përhapjes masive në përmasë globale, ShBA-ja jo vetëm nuk ofroi asnjë ndihmë në luftën e përbashkët botërore kundër virusit, por edhe ka bllokuar si grabitëse në aeroportin e një vendi të tretë maskat që Gjermania importoi dhe ka urdhëruar një ndër prodhuesit kryesorë të maskave 3M të ndërpresë eksportin ndaj Kanadasë dhe vendeve të Amerikës Latine.

Sipas komentit të CMG-së, tani numri i infektimeve në ShBA i ka kaluar 900 mijët. "Armiku i ShBA-së është virusi, jo Kina. Merrni më shumë masa kundër pandemisë, shpëtoni më shumë amerikanë dhe largohuni nga gënjeshtrat", thotë komenti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore