A është e vërtetë që maskat kineze nuk i përmbushin standardet?

2020-04-07 17:59:22 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:口罩---[kǒu zhào]---Maskë


Kur prodhuesit kinezë po kapin çdo minutë për të prodhuar materialet mjekësore për të plotësuar kërkesën globale kundër epidemisë së COVID-19, disa media perëndimore janë të zëna me spekulimet lidhur me cilësinë e produkteve kineze.

Ditët e fundit, disa media holandeze raportuan se Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi riktheu një kontingjent maskash të blera nga Kina, "për shkak të problemeve me cilësinë", duke deklaruar se këto maska "nuk janë të përshtatshme për personelin mjekësor të reparteve të terapisë intensive".

Në reagim të këtyre njoftimeve, zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying u shpreh javën e kaluar se, sipas hetimeve fillestare, ato maska ishin për qëllime "jomjekësore" dhe kompania prodhuese kineze e kishte njoftuar palën importuese holandeze për këtë para dërgimit.

"Meqë maskat e kategorive të ndryshme ofrojnë mbrojtje të ndryshme, blerësit duhet të kontrollojnë udhëzimet, për të konfirmuar nëse ato që blejnë mund të plotësojnë kërkesat, duke mos përsëritur gabime të tilla", theksoi znj. Hua.

Në fakt, maskat mjekësore në Kinë ndahen në tre kategori, që janë përkatësisht maska mjekësore mbrojtëse, maska kirurgjikale dhe maska të zakonshme mjekësore, të cilat duhet të përmbushin standarde të ndryshme.

Megjithatë, për të ngritur kontrollin e cilësisë, doganat kineze lejojnë vetëm eksportimin e produkteve mjekësore që kanë certifikata regjistrimi të miratuara nga administrata përkatëse dhe dokumente që vërtetojnë se ato janë në përputhje me standardet e destinacioneve të eksportit.

Që nga e mërkura, eksportuesit kinezë të produkteve mjekësore duhet të ofrojnë dokumente të tjera gjatë zhdoganimit, thuhet në një njoftim të publikuar bashkërisht nga Ministria e Tregtisë, Administrata e Përgjithshme e Doganave dhe Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore.

Që nga shpërthimi i epidemisë së COVID-19, vëllimi i prodhimit të maskave në Kinë është rritur shpejt, duke arritur deri në 100 milionë në ditë, 1.6 milionë ndër të cilat kanë nivel filtrimi N95.

Nga 1 marsi deri të shtunën e kaluar, vëllimi i eksportimit të materialeve mjekësore nga Kina arriti në 1.43 miliard dollarë amerikanë.

Të gjitha këto vërtetojnë besimin global te produktet mjekësore kineze.

Siç tha kryediplomati kinez Wang Yi gjatë bisedës telefonike me homologun gjerman Heiko Maas, të gjitha palët duhet të mbajnë një qëndrim realist dhe t'i zgjidhin diferencat individuale gjatë blerjes së produkteve nëpërmjet konsultimeve të barabarta.

"Çdo stigmatizim i produkteve nuk ndihmon në bashkëpunimin antiepidemik", tha ministri Wang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore