Kinë, masa të shumta për realizimin e objektivit të zhdukjes së varfërisë

2020-03-10 14:44:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:贫穷---[pín qióng]---Varfëri

Para fundit të këtij viti të gjithë banorët e fshatit në Kinë që jetojnë nën nivelin zyrtar të varfërisë, do të dalin nga gjendja e varfër ekonomike. Ky është një premtim solemn i dhënë nga Partia Komuniste e Kinës dhe ai duhet të përmbushet e nuk ka vend për të bërë lëshime. Në një mbledhje të organizuar të premten e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje zyrtarëve në mbarë vendin të kapërcejnë vështirësitë e sjella nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri dhe të përpiqen të realizojnë objektivat e vendit për daljen nga varfëria.

Në komunën Longzhou të Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang në Jug të Kinës, qeveria po ndihmon banorët të marrin pjesë në industrinë e kultivimit. Tani, gjithnjë e më shumë fermerë po përmirësojnë kushtet e tyre ekonomike nëpërmjet mbjelljes së erëzave dhe të frutave.

Me ndihmën e politikave favorizuese, Wang Yinlong-u nga fshati Qiaoxi i komunës Fuping të provincës Shaanxi në qendër të Kinës, doli nga varfëria në vitin 2018. Në dy vjetët e fundit, familja e tij mbështetet te rritja e rosave. Por, për shkak të koronavirusit të tipit të ri, ai nuk gjeti blerës për 1600 rosat e tij që arritën në kohën më të përshtatshme për shitje. Pasi mësoi për këtë, sekretari i Partisë i fshatit Ma Junhui mori vendimin ta ndihmonte.

Më 28 shkurt, Ma postoi një mesazh ndihme në internet, duke publikuar informacionet e Wang-ut. Brenda disa ditëve në vijim, të gjitha rosat u shitën.

Përballë epidemisë, në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore, autoritetet e pushtetit vendor i kanë dhënë përparësi punësimit të banorëve vendorë për zbutjen e varfërisë. Ata i kanë përqendruar përpjekjet në garantimin e rifillimit të sigurt të punës e të prodhimit të ndërmarrjeve. Me ndihmën e tyre, një fabrikë e prodhimit të syzeve në qytetin Tongren, pas rifillimit të punës më 17 shkurt, ka punësuar më shumë se 40 punëtorë, duke prodhuar mbi 1 mijë palë syze në ditë. Gjithashtu, organet e pushtetit vendor të niveleve të ndryshme po i përkushtohen ndihmës ndaj ndërmarrjeve për karantinën e punonjësve, furnizimin me materiale, transport, logjistikë, financim emergjent etj., për të konsoliduar rezultatet e arritura në punën e zhdukjes së varfërisë nën ndikimet e epidemisë.

Të dhënat statistikore tregojnë se tani, në 2707 fshatra të 52 komunave të varfra të Kinës ende ka banorë nën kufirin e varfërisë. Megjithëse shifra absolute nuk është shumë e madhe, përsëri këta banorë gjenden në vështirësitë më të mëdha. Sipas udhëzimit të Xi Jinping-ut, qeveria qendrore do të vazhdojë të shtojë fondet e posaçme dhe pushteti vendor duhet të garantojë përmbushjen e kërkesës për financim të punës së zhdukjes së varfërisë. "Duhet të thellohet më tej bashkëpunimi midis krahinave të zhvilluara lindore dhe atyre të pazhvilluara perëndimore për të bërë që të gjithë banorët e varfër të dalin nga varfëria", theksoi kreu i shtetit i Kinës.

Siç mësohet, numri i atyre që jetojnë në varfëri në Kinë është ulur nga afro 99 milionë në vitin 2012 në 5.5 milionë në fund të vitit të kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore