2020-02-20 15:34:32 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe: 评价---[píng jià]--Vlerësim
Pas shpërthimit të koronavirusit, presidenti kinez Xi Jinping mbajti përgjegjësinë e vet prej udhëheqësi, duke mobilizuar forcat e gjithë popullit për të përballuar epideminë. Përpjekjet e palës kineze kanë fituar edhe vlerësimin e solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare.
Në tridhjetë ditët e kaluara, krerët e tetë shteteve të botës folën në telefon me homologun e tyre kinez për të shprehur mbështetjen e tyre, mbi 160 vende e organizata ndërkombëtare dërguan letra ose telegrame dhe qeveritë e dhjetëra vendeve e popujt e tyre kanë dhënë ndihmë të vyer. Lidhur me këtë, presidenti Xi ka shprehur shumë herë falënderime me fjalën e urtë "Miqtë e vërtetë njihen në kohë të vështirë", e cila pasqyron dhe mendimin e mbarë popullit kinez.
Më 18 shkurt, presidenti Xi Jinping zhvilloi biseda të veçanta telefonike me homologun e vet francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson. Gjatë këtyre bisedave, lideri kinez dërgoi tre sinjale të qarta, që janë: "Situata po ecë drejt prirjes pozitive dhe masat parandaluese e të kontrollit po arrijnë përparim të dukshëm", "Kina ka besim dhe është në gjendje të realizojë objektivin e përcaktuar për zhvillimin ekonomiko-shoqëror" dhe "Kina do të vazhdojë bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar me qëndrim të hapur dhe transparent".
Këto deklarata janë një reagim i përgjithshëm për të gjithë mbështetjen miqësore ndërkombëtare.
Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se më 19 shkurt, numri i rasteve të reja të infektimit jashtë provincës Hubei vijoi rënien për 15 ditë radhazi. Ndërkohë, numri i rasteve të zbuluara jashtë Kinës është më pak se 1% e numrit të përgjithshëm global. Siç tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, sakrificat e mëdha që po bën Kina kanë dhënë kohë të çmuar për parandalimin dhe kontrollin e kësaj epidemie në përmasë botërore.
Për këtë, edhe presidenti francez dhe kreu i qeverisë britanike shprehën vlerësim. Në bisedat telefonike me presidentin Xi, ata përdorën fjalën "admirim" për të vlerësuar masat e forta e të shpejta, transparencën e informacionit dhe efektivitetin e punës së palës kineze.
Në të njëjtën ditë, 27 shkencëtarë nga Britania, Gjermania, ShBA-ja, Australia etj., publikuan një deklaratë të përbashkët në revistën mjekësore prestigjioze "Lancet", ku shprehën mbështetje për punonjësit shëndetësorë kinezë dhe kundërshtuan teoritë konspirative për burimin jonatyror të virusit.
Tani, krahas përparimit të punës së parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, në krahina të ndryshme të Kinës puna po rifillon gradualisht. M
e tregun gjigant të brendshëm, elasticitetin e madh dhe bazën e shëndoshë industriale, Kina ka besim dhe aftësi për të realizuar objektivat e paracaktuar, duke shërbyer prapë si një ndër forcat e rritjes së ekonomisë globale.
Ditët e fundit, me rifillimin e qarkullimit të disa trenave të mallrave midis Kinës dhe Europës, shkëmbimet midis ekonomisë së dytë dhe botës së jashtme po rigjallërohen.