Wang Guan: Çfarë janë në të vërtetë "kampet e riedukimit" në Xinjiang të Kinës?

2019-12-30 15:49:04 CRI Komenti juaj Printoni


Fjala kyçe: 教育---[jiào yù]---Edukim

Për Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës, shumë vende perëndimore besojnë se atje ekziston problemi i "shtypjes etnike" dhe jo i terrorizmit. "Kampet e riedukimit" janë një shembull i fundit. Këto pikëpamje bazohen në raporte e studime nga burime kryesisht perëndimore, të cilat mund të kenë të meta serioze dhe janë joinformuese. Gazetari i CGTN-it pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Wang Guan i hetoi këto paragjykime gjatë vizitës në thellësi të Xinjiang-ut.

Çfarë po ndodh në të ashtuquajturat "kampe riedukimi" në Xinjiang? A është një "fushatë e shtypjes fetare" apo një përpjekje e jashtëzakonshme çradikalizimi? Wang Guan dhe grupi i tij udhëtuan nëpër Xinjiang për të gjetur disa prej atyre që kanë marrë pjesë në këtë program.

Ata u takuan me artistin 33-vjeçar Abulizikari Aobuli, i cili përsosi aftësinë e tij të pikturës në qendrën e riedukimit dhe tani po punon në një galeri. Ata biseduan me 30-vjeçarin Yuregul Yusan, që po punon në sektorin e hoteleri-turizmit. Ata gjetën 26-vjeçaren Rukiya Yakup, e cila e ngriti nivelin e saj të gjuhës mandarine dhe po punon si agjente e pasurive të patundshme. Ata folën gjithashtu me 23-vjeçarin Halinur, i cili është arkëtar në një restorant.

Kina ka ndërtuar të paktën 35 000 xhami, më shumë se Franca, ShBA-ja e Britania, të cilat kanë përkatësisht 2 300, 2 106 dhe 1 600 xhami. Edhe për frymë, numri i xhamive për myslimanët kinezë është tre herë më shumë se për myslimanët perëndimorë.

Në shumë raporte thuhet se xhamitë në Xinjiang janë shkatërruar në përmasa të mëdha. Por Mamat Juma, imami i xhamisë "Id Kah" të Kashgarit, u shpreh se është e vërtetë që disa xhami janë prishur në Xinjiang, por vetëm ato që kanë pasur nevojë për riparim dhe kanë qenë në rrezik shembjeje. Njëkohësisht, janë ndërtuar xhami të reja dhe në çdo fshat njerëzit mund të falen në xhami në çdo kohë.

Shumë njerëz në Perëndim besojnë ende mitin se në Kinë islamofobia është e vërtetë, por terrorizmi jo.

Wang Guan ka punuar në ShBA si gazetar për tetë vjet dhe e njeh plotësisht fuqinë e rrëfimit perëndimor që thekson "shtypjen etnike", duke minimizuar terrorizmin në Kinë. Por problemi është që ky është standard i dyfishtë.

"Për shembull", thotë Wang-u, "sa herë i pyesja zyrtarët amerikanë për sulmet terroriste në Kinë, ata zakonisht nuk i quanin ato terrorizëm, derisa unë i nxita ta bënin këtë pas sulmit në stacionin e trenit në qytetin Kunming në vitin 2014". Në një intervistë në nëntor të vitit 2014, Wang Guan e pyeti këshilltaren e atëhershme për sigurinë kombëtare të ShBA-së Susan Rice se si e cilësonte ShBA-ja sulmin masiv me thikë në stacionin e trenit të Kunming-ut, që shkaktoi mbi 100 viktima. Rice iu përgjigj se ShBA-ja e dënon terrorizmin e të gjitha formave. Wang Guan e pyeti më tej nëse incidente të tilla janë "sulme terroriste"? Rice tha: "Ne i quajmë sulme terroriste." Ky është një rast i rrallë që një zyrtar i lartë amerikan për sigurinë kombëtare shprehet hapur se sulmet ekstremiste në Kinë janë "sulme terroriste". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore