Studenti italian: Kina më ndihmoi të rritem

2019-12-23 15:57:57 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:成长---[chéng zhǎng]---Rritje

Iacopo Germolè është një 17-vjeçar që studion në Shkollën "Vittorio Emanuele II" di Roma. Për këtë gjeni, 2019-a ishte një vit i paharruar, pasi ai përfaqësoi Italinë në Konkursin e 12-të Botëror "Ura Kineze", një konkurs i gjuhës dhe kulturës kineze ku marrin pjesë nxënës e studentë nga e mbarë bota.

Pas konkurrimit në mesin e 124 pjesëmarrësve nga 105 vende të botës, ai fitoi titullin e kampionit, duke realizuar "ëndrrën kineze".

"Kam bindjen se nëse punojmë fort do të arrijmë rezultate të larta. Në fillim, ndieja që titulli i kampionit ishte një gjë e pamundur, pasi kishte pjesëmarrës që ishin më të aftë se unë. Por, kur fitova titullin e kampionit europian kishte 5 vetë, ku një prej tyre isha edhe unë. Kështu që gjithçka është e mundur. Krahas kësaj, u njoha me të rinj, vullnetarë e nxënës nga e gjithë bota. Bisedojmë me njëri-tjetrin me Wechat dhe për mua nuk ka ndryshim mes të rinjve," tha Germolè.

Lidhja e tij me Kinën dhe gjuhën kineze nisi 5 vjet më parë, kur shkolla e tij Convitto Nazionale Vittorio Emanuele II Roma nisi një program 5 vjeçar për mësimin e gjuhës kineze.

Në marsin e këtij viti, kur presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi Italinë, mësuesit dhe nxënësit e shkollës i shkruan atij një letër dhe morën përgjigje.

Iacopo Germolè ishte njëri prej tyre. Në letër, ai shprehu mirënjohjen e tij për rastin që iu dha të njohë Kinën dhe gjuhën kineze. Ai i kujton ende shkrimet në atë letër.

"Nuk e menduam që do merrnim përgjigje. Shkruajtëm një letër për të shprehur mirënjohje për mundësinë që na u dha për t'u njohur me gjuhën kineze dhe Kinën. U habitëm dhe folëm pa pushim pas marrjes së përgjigjes. Ende i mbaj mend dy fjalitë e fundit: 'Rinia është koha më e mirë dhe le të mos ta harxhojmë kot këtë periudhë të bukur'. Ai shpreson që të rinjtë do të punojnë për ta bërë botën më të mirë dhe Kinën e Italinë më të zhvilluar," shtoi i riu nga Roma.

Germolè tani është i famshëm dhe po i gëzohet jetës së tij plot angazhime. Shumë të rinj dëgjojnë dhe ndjekin përvojat e tij, ndërsa në fund të 2019, ai u ftua për të drejtuar një program në Shangai.

Për vitin 2019, ai përdori 3 fjalë: rritje, vetënjohje dhe vetëbesim. Ai tha se të gjitha këto arritje janë të lidhura ngusht me Kinën. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore