2019-11-19 15:15:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:外资---[wài zī]---Investime të huaja
Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi një dokument lidhur me investimet e huaja, ku paraqiten 20 masa për forcimin e tërheqjes së këtyre investimeve, thellimin e reformës për lehtësimin e investimeve, mbrojtjen e interesave të ligjshme të biznesmenëve të huaj etj.
Në këtë dokument vendin më të madh e zënë masat e mbrojtjes së interesave të ligjshme të biznesmenëve të huaj, duke përfshirë shtimin e transparencës së dokumenteve të politikave administrative, përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, forcimin e mbrojtjes ligjore etj. Për sa i përket lehtësimit të investimeve, në dokument vihet në dukje se do të ulet kostoja e përdorimit të kapitaleve ndërkufitare, do të forcohet lehtësia e të punuarit në Kinë, do të optimizohen procedurat për miratimin e projekteve me investime të huaja etj. Drejtori i Drejtorisë së Investimeve të Huaja në Ministrinë e Tregtisë të Kinës Zong Changqing tha:
"Së pari, do të thellohen më tej politikat e ndryshme; së dyti, do të forcohet më tej trajtimi kombëtar i ndërmarrjeve me investime të huaja dhe, së treti, do të shtohet ndjenja e fitimit e këtyre ndërmarrjeve."
Tani mjedisi global për investimet ndërkufitare nuk është i mirë, por investimet e huaja në Kinë vazhdojnë të shtohen në mënyrë të qëndrueshme, gjë që lidhet me një sërë masash të qeverisë kineze. Në fillim të këtij viti, Kina publikoi "Ligjin e investimeve të huaja" dhe shpalli më pas me radhë "Listën negative për hyrjen e investimeve të huaja", "Listën negative për hyrjen e investimeve të huaja në zonat e tregtisë së lirë" etj. Një sërë dokumentesh të tilla kanë forcuar shumë besimin e investitorëve të huaj. Sipas të dhënave, nga janari deri në tetor të këtij viti, investimet e huaja në Kinë arritën në 752 miliardë e 410 milionë juanë (afro 107 miliardë dollarë), duke u shtuar 6.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Hapi i ardhshëm i Kinës do të jetë vazhdimi i shtimit të hyrjes së investimeve të huaja në treg, përsosja e sistemit të shërbimit ndaj biznesmenëve të huaj dhe forcimi i mbrojtjes së interesave të tyre. (Fani/Artan Goga)