Kina:Nuk lejojmë askënd të sfidojë parimin "Një vend, dy sisteme"

2019-11-18 14:50:00 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:原则---[yúan zé]---Parim

Të hënën, gazeta Renminribao botoi një kryeartitkull ku theksohet se askush nuk lejohet të sfidojë parimin "Një vend me dy sisteme". Në artikull thuhet se ky parim ka ruajtur lulëzimin dhe stabilitetin afatgjatë të Hong-Kongut, është pjesë e rëndësishme e ëndrrës kineze si dhe kërkesë e domosdoshme për modernizimin e sistemit të qeverisjes shtetërore.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e 11-të të BRICS-it të zhvilluar në Brazil, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim lidhur me situatën e tanishme të Hong-Kongut ku vuri në dukje se krimet e dhunshme radikale sfidojnë rëndë parimin "Një vend, dy sisteme", "Ne nuk durojmë në asnjë mënyrë veprime që sfidojnë këtë parim dhe do të ndëshkojmë sipas ligjit krimet që sfidojnë këtë parim," tha Xi Jinping.

Gjatë mbi 5 muajve, me ndërhyrjen e forcave të huaja, Hong-Kongu është përfshirë nga një valë aktesh të dhunshme që po vijojnë. Madje disa individë predikojnë hapur idenë "pavarësia e Hong-Kongut". Prandaj kjo është një luftë për mbrojtjen e kursit "Një vend, dy sisteme" dhe në këtë problem që lidhet me sovranitetin e vendit dhe të ardhmen e Hong-Kongut, nuk ka asnjë vend për kompromis.

Faktet kanë vërtetuar se "Një vend me dy sisteme" është projekti më i mirë për zgjidhjen e problemit të Hong-Kongut. Njëkohësisht si një sistem me risi, "Një vend me dy sisteme" duhet të përmirësohet pandërprerë në praktikë. Trazira në Hong-Kong ka zbuluar disa probleme të thella në politikën, ekonominë e shoqërinë e Hong-Kongut, kjo ka shfaqur më tej domosdoshmërinë për përmirësimin e sistemit të qeverisjes së Rajonit të Posaçëm Administrativ.

Duhet të shohim se "Një vend, dy sisteme" është një koncept i plotë dhe "një vend" është baza e këtij koncepti. Për të zbatuar kursin "Një vend me dy sisteme", nuk lejohet asnjë veprim që cënon sovranitetin e sigurinë shtetërore, që sfidon pushtetin e qeverisë qendrore dhe ligjin themelor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, që dëmton interesat e pjesës së brendshme të Kinës nëpërmjet Hong-Kongut.

Jemi të bindur me përkrahjen e fuqishme të qeverisë qendrore e të popullit të pjesës së brendshme, Hong-Kongu do të mposhtë çdo rrezik dhe sfidë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore