2019-11-04 17:28:57 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:服务---[fú wù]---Shërbim
Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) është në prag të hapjes. Me këtë rast, kanë ardhur në Shangai shumë kompani ndërkombëtare të shërbimeve, biznesi i të cilave përfshin logjistikën, shitjen me pakicë, financën, konsultimet, arsimin, dizajnin, turizmin etj. Këto "shërbime të padukshme" janë quajtur edhe si "truri më i fortë" i kësaj ekspozite.
Në Ekspozitën e 1-rë Ndërkombëtare të Importit të Kinës, një ndër katër firmat më të mëdha botërore të kontabilitetit, "Deloitte", publikoi projektin e parë të "qytetit të zgjuar" në botë. Partnerja e inovacionit për Kinën e "Deloitte"-it, Liu Minghua, u shpreh se pas përfundimit të ekspozitës së parë, shumë produkte të ekspozuara aty hynë në tregun kinez dhe shumë ndërmarrje të huaja siguruan një rrugë të re dhe të efektshme tregtare për në Kinë.
"TUV Rheinland", një agjenci gjermane e kontrollit, vërtetimit dhe certifikimit udhëheqëse në shkallë botërore, që ka hyrë e para në tregun e Kinës, u regjistrua më 8 nëntor të vitit 2018 për të marrë pjesë në edicionin e dytë të CIIE-së. Sivjet, kjo firmë gjermane do të shfaqet në ekspozitën e sivjetshme me shërbimet mbi sigurinë bërthamore, mbrojtjen e mjedisit, trajtimin e mbeturinave, digjitalizimin dhe sigurinë informative, përmirësimin e cilësisë së konsumit etj. Zv.presidenti mbi marketingun dhe strategjinë e degës së "TUV Rheinland-it" në Kinë, Li Tao, tha se këto janë edhe fusha të reja të shfaqura në Kinë gjatë procesit të shndërrimit ekonomik e përmirësimit të strukturës së konsumit gjatë viteve të fundit.
Produkti kryesor i kompanisë "Omron" në ekspozitën e parë vitin e kaluar, roboti Forpheus që luan pingpong, ka lënë përshtypje të thellë. Sivjet në ekspozitë, kompania do të paraqesë Forpheus-in e brezit të ri dhe linjën e prodhimit të këtij roboti. Zonja Jia Wei, përgjegjësja e marrëdhënieve me qeverinë dhe publikun e kompanisë "Omron", e vuri theksin në projektet e zgjidhjeve teknologjike kyçe. Ajo është e mendimit se CIIE mund të shfaqë në mënyrë të dukshme konceptin e industrisë, duke sjellë përfitime të përbashkëta për kompanitë e huaja dhe kineze:
(sinkron 5, Jiawei)
"Nëpërmjet CIIE-së, një platformë e nivelit të parë ndërkombëtar, kompania 'Omron' mund t'u paraqesë më thellësisht konceptin e robotit 'i-Automation' kompanive kineze, duke ofruar projektet e zgjidhjeve për prodhimin industrial e prodhimin bujqësor. Kompania jonë mund t'u shfaqë teknologjinë e vet thelbësore partnerëve të vet kinezë dhe globalë, dhe mund të marrë më shumë informacion mbi nevojat e ndërmarrjeve vendore. Në këtë mënyrë, ndërmarrjet e huaja dhe ato kineze do të kenë përfitime të përbashkëta."
(Xu Guang)