Singapor, nis seminari për bashkëpunimin kino-amerikan

2019-10-31 17:20:45 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:亚洲---[yà zhōu]---Azi

Seminari "Marrëdhëniet Kinë-ShBA, ndërtim i perspektivës së përbashkët të zhvillimit të Azisë dhe të Botës", u hap të mërkurën në Singapor me pjesëmarrjen e afro 100 përfaqësuesve të qarqeve politike dhe ekonomike nga Kina, ShBA-ja, Azia Juglindore, Bashkimi Europian dhe rajone të tjera të botës. Pjesëmarrësit u shprehën të mendimit se bashkëpunimi i koordinuar dhe zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-amerikane është në të mirë të interesave globale.

Në ceremoninë e hapjes, këshilltari shtetëror i nderit i Singaporit, Goh Chok Tong vuri në dukje në fjalimin e rastit se bota do të fitojë nga paqja midis Kinës dhe ShBA-së, ndërsa, tensionet e këtyre marrëdhënieve do të sjellin fatkeqësi. Ai shprehu bindje se gjithnjë e më shumë vende, institute studimore dhe media po dërgojnë zëra për arsyeshmëri kundër izolizmit dhe ballafaqimit, sepse ata shpresojnë se mosmarrëveshjet midis Kinës dhe ShBA-së mund të mbahen nën kontroll.

"Këto nuk janë thjesht fjalë, por po vihen në praktikë. Marrëveshjet pro tregtisë së lirë si krijim i partneritetit të gjithanshëm ekonomik rajonal etj., janë shembuj të rëndësishëm. Mund të punojmë së bashku për rindërtimin dhe forcimin e lidhjes së tregtisë së lirë. Më e rëndësishmja është se mund të arrijmë objektivin e lulëzimit të përbashkët me anën e konkurrimit pozitiv. Asnjë vend, pavarësisht sa i pasur dhe i fuqishëm, nuk mund të ndihet i sigurtë kur gjendet mes fqinjëve të varfër", shtoi z. Goh.

Ndërsa, kryetari i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës, ish-zv.kryeministri kinez Zeng Peiyan u shpreh se propozimi për "shkëputjen e plotë" të ShBA-së nga Kina është një imagjinatë që shkon kundër ligjit ekonomik, normave ndërkombëtare dhe rendit aktual për barazi. Sipas tij, kundërshtimi i "shkëputjes" dhe forcimi i bashkëpunimit janë jo vetëm e vetmja zgjedhje që përputhet me interesat e Kinës dhe ShBA-së, por edhe me prishtmërinë e mbarë botës.

Në ceremoninë e hapjes, zv.presidenti i Institutit "Brookings" që foli në emër të palës amerikane, Bruce Jones pohoi në fjalim se metoda e përdorimit të tarifave nga ShBA-ja si një çip negociues nuk është jetëgjatë.

Pjesëmarrësit e seminarit ritheksuan rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit kino-amerikan. Ish-ministrja indoneziane e Tregtisë Mari Elka Pangestu u shpreh se edhe pse vendi i saj nuk zë një pozitë të rëndësishme në zinxhirin global të furnizimit, fërkimet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha kanë pasur ndikim në ekonominë e Indonezisë.

"Nëse rritja e ekonomisë kineze ngadalësohet një pikëpërqindje, ekonomia e Indonezisë do të bjerë 0.3 pikëpërqindje sepse ndodhemi në të njëjtin zinxhir të vlerës. Ajo që më shqetëson më shumë është se këto fërkime kanë prishur sistemin aktual të tregtisë së lirë botërore. Një rezultat i tillë shkaktohet nga përdorimi i 'shkopit' të tarifave të ShBA-së nën pretekstin e sigurisë kombëtare. Megjithëse, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe është e vështirë të ligalizohet, po ripërdoret disa herë, gjë që i sjell pasiguri të gjithë sistemit tregtar", tha znj. Pangestu.

Bëhet e ditur se në seminarin dyditor, pjesëmarrësit do të zhvillojnë diskutime mbi investimet tregtare, multilateralizmin, risitë teknologjike dhe zinxhir global të furnizimit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore